Flash

20 mijë firma kundër Bartomeut: brenda 20 ditësh organizohet votëbesimi tek Barcelona

Lapsi.al 7 October 2020
20 mijë firma kundër Bartomeut: brenda 20 ditësh organizohet

Komiteti "Mes que una Mocio" ka komunikuar se ka kaluar 16.521 firmat për ti hequr votëbesimin Josep Maria Bartomeu: numri është i rëndësishëm sepse është shifra minimale e cila bën që Barcelona të organizojë (brenda 20 ditëve) një votim për ti hequr besimin presidentit e Këshillit të Administrimit. Firmat në realitet do të arrijnë, ose sidoqoftë do ti shkojnë afër, kuotës 20 mijë që është dëshmuese për pakënaqësinë përreth blaugranave, pas verës së vështirë që kulmoi me kërkesën e paplotësuar të Messi për tu larguar.

"Objektivi i arritur" ka shkruar në Tëitter Jordi Farré, promotori i votëbesimit e anëtar i CDA-së. "Dua të falenderoj personat që kanë firmosur, duke e ditur se do ta arrinim kuotën minimale. Kanë qenë ditë të vështira. Bartomeut i them: të mos shkojmë tek votëbesimi, dorëhiqu sa më shpejt kështu mund të zhvillojmë zgjedhjet e reja" ka komentuar Farré.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI