Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

Tetë mungesa në formacion, i heqin edhe dritat në "Tose Proeski": Kosova provon të bëjë historinë

Lapsi.al 8 October 2020
Tetë mungesa në formacion, i heqin edhe dritat në "Tose

Kombëtarja e Kosovës është gati tashmë për ndeshjen e playoff të Nations League kundër Maqedonisë së Veriut. Fitueset e grupit D përballen me njëri tjetrin e kosovarët janë shortuar me rivalët maqedonas, më të vështirët e mundshëm në ëndërrën për të shkuar në Euro 2021. Mes mungesave e problemeve, Kosova ka përfunduar stërvitjen e fundit para ndeshjes në stadiumin Toshe Proeski në Shkup, jo pa incidente. Për rreth 20 minuta, Kosova është detyruar të stërvitet në errësirë në stadiumin “Todor Proeski”, situatë që është justifikuar nga maqedonasit për shkak të “problemeve me ndriçimin.

Kosova është e pafavorizuar në këtë ndeshje pasi do ti mungojnë tetë lojtarë kryesor të skuadrës, ndërsa Maqedonia e Veriut është më e kompletuar, por nuk do të ketë Elmas të Napolit të infektuar me Covid 19. Megjithatë, Challandes beson shumë që skuadra e tij do të fitojë në gjysmëfinalen që do të luhet në “Toshe Proeski” në Shkup në orën 20:45, për tu kalifikuar në finalen e Ligës së Kombeve ku do të përballet në atë rast me fituesin e çiftit Gjeorgji-Bjellorusi.

Në fakt, “Dardanët” nuk do të mund të llogarisin në tetë lojtarë të rëndësishëm në ndeshjen e madhe ndaj Maqedonisë së Veriut. Trajneri Bernard Challandes nuk do të ketë në dispozicion futbollistët Milot Rashica, Vedat Muriqi, Amir Rrahmani, Idriz Voca, Hekuran Kryeziu, Besar Halimi, Samir Ujkani e Bernard Berisha.

Sidoqoftë, trajneri zviceran ka thënë se do të mundohet ta motivojë në maksimum ekipin që e ka në dispozicion për ta bërë një paraqitje të madhe në stadiumin “Tose Proeski Arena” nesër mbrëma, në ndeshjen që do të fillojë në orën 20:45.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI