Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

"Sido të jetë rezultati, jemi vëllezër": me mungesa të rënda e ëndërrën për histori, rrëfehet Ademi, presidenti i FFK

Lapsi.al 8 October 2020
"Sido të jetë rezultati, jemi vëllezër": me

Nuk është momenti më i mirë për Kosovën, që duhet të përballet në ndeshjen vendimtare me Maqedoninë e Veriut, pas një serie aspak pozitive. Pandemia e ka stopuar Kosovën atëherë kur nuk duhej dhe tani, në playoff për Nations League, që mund ta cojë përfaqësuesen më të re të kontinentit në finalet e Euro 2021, për herë të parë në histori, skuadra e Challandes prezantohet me mungesa shumë të rëndësishme: "Pandemia na ka ndihmuar shumë sepse shumë lojtarë kanë qenë të papërgatitur, të karantinuar, disa me Covid, pastaj ka ndikuar edhe pjesa e ndryshimit të klubeve për disa lojtarë - ka thënë presidenti i Federatës së Kosovës Agim Ademi për RTSH Sport-. Megjithatë përvecse atyre që janë të dëmtuar, të tjerët tani janë kthyer në formë".

Numri 1 i futbollit kosovar është i shqetësuar mbi të gjitha për mungesën e konfirmuar të Rrahmanit, kapitenit të kombëtares e Muriqit, që është grumbulluar, por rrezikon të mos jetë në fushë, duke qenë se sapo ka kaluar Covid 19: "Kemi shumë mungesa si Muriqi dhe disa të tjerë që janë të lënduar. Është edhe Rrahmani, kapiteni që është i karantinuar. Është një mungesë e madhe për ne, por shpresoj shumë në kualitetin e lojtarëve që janë grumbulluar dhe rëndësinë që ka kjo ndeshje për të dalë me rezultat pozitiv"

Në fund presidenti e ka mbyllur me një batutë, në lidhje me derbin mes presidentëve shqiptar, duke qenë se në krye të Maqedonisë së Veriut është Muamed Sejdini: "Absolutisht. Jemi më shumë se miq madje, jemi si vllëezer me Metin dhe cilido qoftë rezultati, do të ruajmë marrdhëniet tona si gjithnjë", përfundoi Ademi.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI