Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

Genoa pa lojtarë, Faggiano shfryn dufin: "Futbolli, duhet të jetë njësoj për të gjithë, jam torollak unë që shkoj të luaj"

Lapsi.al 8 October 2020
Genoa pa lojtarë, Faggiano shfryn dufin: "Futbolli, duhet të

Genoa është në kaos të plotë, asnjë lojtar i shëruar edhe pas 11 ditësh e rreziku që 17 lojtarë të mos jenë në dispozicion edhe për ndeshjen në Verona, situatë që e ka detyruar Daniele Faggiano, drejtori sportiv i Genoas, të bëjë një bilanc të shpejtë të emergjencës Koronavirus. "Duket sikur po stërvitet një skuadër e futbollit me 5 - tha ai -. Pas rasteve të para pozitive, tamponi i është bërë sërisht këtyre të fundit, ndërsa të tjerët që kanë rezultuar pozitivë, duhet të bëjnë ende tamponin e dytë, pas të parit pozitiv. Kështu numri 17 mbetet në fuqi. 10 pozitivët janë ata që kanë bërë tamponin e dytë, kështu që kemi 17 lojtarë të papërdorshëm", ka shtuar ai..

"Rregullorja e Fifa e Uefa nuk thotë që të tjerët nuk duhet të stërviten, por Asl na ka bllokuar e nuk na lë të punojmë gjatë javës - tha Faggiano -. Duhet marrë një vendim: ne për të mos shkuar të luanim në Torino, u desh të prisnim të enjten. Napoli, priti gjysëm ore: nuk e kam me Napolin, të jemi të qartë. Pësuan një vendim, por futbolli duhet të jetë njësoj për të gjithë. Nëse pastaj më thonë të kundërtën, jam torollak unë që shkoj të luaj".

Më pas, paralajmërimi e sugjerimi: "Do shkojmë në Verona me të rinjtë: po kalojnë ditët e nuk është vendosur asgjë. E donin që të luanim në mes të javës ndeshjen me Torinon për të rikuperuar, është e pabesueshme. Na mbyllni për 4-5 muaj në një qendër: do bëjmë të gjithë një sakrificë, por do kishte shpërthyer revolta e të gjithëve nëse do e thoshim më parë".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI