Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

"Milan është Milan": Ariedo Braida joshet nga rikthimi dhe sheh kampion...Inter

Lapsi.al 29 September 2020
"Milan është Milan": Ariedo Braida joshet nga rikthimi dhe

Gjatë emisionit Tiki Taka ka ndërhyrë edhe Ariedo Braida, ish-drejtori sportiv i Barcelonës e Milan, që pikërisht me kuqezinjtë ka përjetuar periudhën e artë në epokën Berlusconi. Larg nga ngjyrat kuqezi që nga 2013, Braida është joshur nga një rikthim i mundshëm në shoqëri: "Milan është gjithnjë Milan...". Drejtuesi ka shprehur mendimin e tij edhe për Arthur e për përfshirjen progresive në hierarkitë e Andrea Pirlos: "Kundër Romës tregoi se është një lojtar i rëndësishëm. Në momentin kur u fut në fushë tregoi se di të luajë e se di të lidhë skuadrën. Me 10 lojtarë por me të në fushë, Juventus ka bërë lojën dhe mbajti zotërimin e topit. Bentancur, që është shumë i aftë, nuk di ta mbajë lidhur skuadrën si Arthur. Për këtë e komplimentoj shumë".

Në fund edhe një batutë për luftën për titull, në vecanti për ambicjet e Inter për tu shpallur kampion: "Është e qartë. Sigurisht, në këtë moment, për Inter objektivi është ky. Sepse zgjedhja për të marrë Arturo Vidal, e jo Sandro Tonali shkon pikërisht në këtë drejtim: Vidal jep garanci të një lloji, që në këtë moment Tonali nuk mund ti japë. Është e qartë se ai (Antonio Conte), në kokën e tij, mendon se këtë vit duhet të fitojë titullin".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI