Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

Video/ Penallti e humbur e sherr me kundërshtarët: debutimi i Higuain në MLS për tu harruar

Lapsi.al 28 September 2020
Video/ Penallti e humbur e sherr me kundërshtarët: debutimi i Higuain

Gonzalo Higuain ëndërronte natyrisht një tjetër lloj debutimi në kampionatin amerikan, por e para në MLS ishte një makth i vërtetë. Ish-sulmuesi i Juventus, i rreshtuar titullar bashkë me Matuidi, ka gabuar penalltinë (që përfundoi me sherr) para se të fundosej bashkë me shokët e Inter Miami në humbjen 3-0 nga Philadelphia Union.

Tekniku Alonso e pozicionoi Pipitan si sulmues të vetëm në 4-2-3-1, me Matuidi në të majtë. Një lëvizje që nuk i ka dhënë të drejtë, duke qenë se pas 25' minutave kundërshtarët ishin në avantazh të një goli të Fontanas. Dyfishimi i Philadeliphia mbërriti në të 69' me Ilson, ndërsa në të 77' rasti për të hapur ndeshjen i takoi Higuain (që nuk ka raport të mirë me penalltitë që nga gabimi në 2015 në finalen e Kupës së Amerikës) që goditi mbi traversë. Gabim që u pasua nga një sherr, me argjentinasin që reagoi ndaj talljeve të disa prej kundërshtarëve. Golin e tretë që vulosi ndeshjen e shënoi në shtesë Aaronson.

Kështu, as Higuain nuk arriti ti japë një shkundje sezonit të skuadrës së David Beckham, gjithnjë e më shumë e fundit me pikë të barabarta me DC United: skuadra e Miami ka fituar vetëm 3 ndeshje në 14 duke regjistruar në total, deri tani, vetëm 11 pikë.

https://www.youtube.com/watch?v=Z_go1RZspv0

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI