Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

I evitoi humbjen e parë, Ronaldo i bën edhe elozhe Pirlos: "Me trajnerin, punojmë me buzëqeshje"

Lapsi.al 28 September 2020
I evitoi humbjen e parë, Ronaldo i bën edhe elozhe Pirlos: "Me

Me dygolëshin e tij shpëtoi Juventusin e i evitoi Pirlos humbjen e parë sezonale. Cristiano Ronaldo e ka filluar në mënyrë madhështore edhe sezonin e tij të tretë me bardhezinjtë. "Pasi shkuam në disavantazh e dinim se ndeshja do të komplikohej, por arritëm të fitonim një pikë të rëndësishme. Jemi në fillim të kampionatit, me një trajner të ri - shpjegoi portugezi pas ndeshjes në Olimpico -. Por e shoh skuadrën aktive, jemi mirë, shoh një të ardhme shumë pozitive. Besoj se Serie A është forcuar shumë, Inter, Milan e edhe ne. Eshtë një kampionat më i vështirë se vitin e kaluar".

CR7 ka dashur të shuajë edhe të gjithë zërat se raporti i tij me teknikun e ri nuk është i mirë, madje sipas tyre portugezi po mendonte largimin. Përkundrazi, gjykimi i tij për Andrea Pirlon është shumë pozitiv. "Eshtë shumë shpejt por e shoh skuadrën shumë më mirë, më të kënaqur e që punon me buzëqeshje. Kjo është shumë e rëndësishme" përfundoi Ronaldo, autor i tre golave në dy ndeshjet e para të kampionatit.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI