Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

Video/ Bundesliga: e pabesueshme në Sinsheim, Bayern rrëzohet 4-1 me Hoffenheim

Lapsi.al 27 September 2020
Video/ Bundesliga: e pabesueshme në Sinsheim, Bayern rrëzohet 4-1 me

Befasi në javën e dytë të Bundesligës: Hoffenheim mposht 4-1 Bayern Mynih, që nuk humbiste në ndeshje zyrtare që nga dhjetori 2019. Në Sinsheim, vendasit morën avantazhin e dyfishtë në 24 minutat e para me golat e Bicakcic e Dabbur. Kimmich rihapi ndeshjen në të 36', në pjesën e dytë nuk mjaftoi hyrja e Lewandowski, që e nisi ndeshjen nga pankina: Kramaric mbylli takimin me një dygolësh.

Nisi në mënyrën më të keqe transferta e Sinsheim për kampionët e Gjermanisë e Europës në fuqi: në të 16', në fakt, Hoffenheim shkoi në avantazh me goditjen me kokë të Bicakcic në zhvillimet e një goditje këndi. Tetë minuta më pas, rezultati dyfishohet: gabim i Pavard që favorizon shkëputjen e Dabbur, që me një prekje të lehtë kalon Neuer në dalje e fikson 2-0. Vendoasit shkojnë disa herë pranë trisit me Baumgartner e Kramaric, mbi të cilin është i zoti portieri i kampionëve të Europës. Bayern rihapi ndeshjen me golin e Kimmich, që e coi topin në trekëndësh, duke ngushtuar diferencën.

Bavarezët tentuan të gjenin barazimin kokëulur: Zirkzee, titullar në sulm në vend të Lewandowski, goditi traversën. Një minutë më pas hollandezi i la vendin polakut, por është sërisht Hoffenheim që shkon pranë golit me Skov që impenjoi Neuer me një konkluzion të grushtuar nga portieri i bavarezëve. Por 3-1 vetëm është shtyrë në kohë: në të 77', Kramaric, i shërbyer nga Bebou, kontrolloi me gjoks e goditi me të djathtën, duke i cuar vendasit në distancë sigurie. Kroati, më i miri në fushë shënoi edhe 4-1 në të 92', duke realizuar dygolëshin e tij nga pika e bardhë e penalltisë, duke certifikuar arritjen e Hoffenheim, që mori zvarrë një Bayern Mynih të pamundur në gara zyrtare që nga 7 dhjetori, kur humbi 2-1 në shtëpinë e Borussia Monchengladbach. Kampionët e Gjermanisë mbeten në kuotën 3 bashkë me Dortmund, ndërsa Hoffenheim është i pari me 6 pikë në shoqërinë e Augsburg.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI