Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

Video/ Dy gola në 180 sekonda e tre minuta nga fundi: Inter i çmendur përmbys Fiorentinën

Lapsi.al 26 September 2020
Video/ Dy gola në 180 sekonda e tre minuta nga fundi: Inter i

Interi i cmendur, i zakonshëm, që rrëmben një fitore 4-3 kundër Fiorentinës në ndeshjen e javës së dytë të Serie A. Në natën e San Siros ndodh gjithcka: Kouamé kalon në avantazh që në fillim violat, por Lautaro e përmbys situatën mes fundit të pjesës së parë e fillimit të së dytës, me bashkëpunimin e Ceccherini në golin e dytë. Dy asist-kryevepër të Ribery i lejojnë Castrovilli e Chiesa të rikthejnë avantazhin nga skuadra e Firences në 2-3, por në 2' minutat e fundit në fillim Lukaku e pastaj D'Ambrosio i dhurojnë Contes tre pikët e para në debutimin sezonal.

Kështu, Inter mbetet i pamundur prej 7 ndeshjesh në Serie A kundër Fiorentinës (3V, 4N). Zikaltrit kanë shënuar të paktën katër gola në debutim për dy sezone radhazi në Serie A për herë të parë që nga 1961 (tre sezone radhazi në atë rast). Ai i Christian Kouame është goli i dytë që Inter pëson në harkun e 5 minutave të lojës pikërisht në debutim: hera e parë i takon shtator 1936, kundër Triestinës.

Romelu Lukaku konfirmohet lojtari i debutimeve: belgu ka shënuar katër gola në katër debutimet e fundit sezonale mes Serie A e Premier League. Mbrojtja duhet të jetë shqetësim për Conte, sepse rrezikoi të kapitullonte. Me rezultatin 2-3 Vlahovic madje humbi një rast ideal për të mbyllur ndeshjen, në një asist brilant të Ribery. Gjithësesi, ndeshja e 479ª në Serie A e Samir Handanovic, që kaloi kështu Angelo Peruzzin në vendin e 6 të klasifikimit të të gjithë kohëve për portierë në Serie A është njollosur nga tre gola të pësuar. Për fatin e portierit e Antonio Contes shpëtimi erdhi nga D'Ambrosio, që konfirmohet goleador: vetëm dy mbrojtës në 5 sezonet e fundit kanë shënuar me shumë gola me kokë se ai në Serie A: Stefan de Vrij (10) e Gian Marco Ferrari (6).

GOLAT E INTER 4-3 FIORENTINA

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI