Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

Boks/ Kampionë bote në të njëjtën mbrëmje: historia gati unike e binjakëve Charlo

Lapsi.al 28 September 2020
Boks/ Kampionë bote në të njëjtën mbrëmje:

Dy binjakë, kampionë bote në boks në të njëjtën mbrëmje. Nuk është dicka që ndodh përditë, por është ajo që i ndodhi dy vëllezërve Charlo, Jermell e Jermall, në Mohegan Sun Arena të Uncasville, Connecticut. Vëllezrit Charlo janë binjakët e dytë në historinë e boksit që kanë mbajtur tituj kampion bote, pas tailandezëve Khaosai e Khaokor Galaxy.

Jermell De’Avante Charlo, i mbiquajtur Iron man, 30 vjec nga Richmond, ka shtrirë përtokë domenikanin në sekondën e 21 të raundit të tetë, me një të majtë të tmerrshme për ndeshjen që vlente unifikimin e titujve superwelter. Pasi fitoi gjerdanin Wbc në dhjetor gjithnjë me KO kundër Tony Harrison, Charlo i rrëmbeu Jeison Rosario kurorën e Wba e Ibf. Rosario u përpoq të ngrihej ndërsa arbitri Harvey Dock numëronte, por nuk ia doli: ishte rrëzimi i tretë pas atyre të pësuar në raundin e parë e të gjashtë. Charlo e coi rekordin e tij në 34-1 nga të cilat 18° me knockout: “Tregova se jam më shumë se një boksier i thjeshtë!” ka thënë Charlo, që u largua nga ringu pa publik me tre gjerdanë e duke thirrur “Team Charlo!”.

Në të njëjtën mbrëmje, vëllai 30 vjecar Jermall Charlo, i mbiquajtur Hitman, kampion në 2015 e 2017, kishte mundur Sergiy Derevyanchenko me pikë, me vendim unanim, duke u konfirmuar kampion i peshave të mesme në versionin Wbc. 30 vjecari amerikan ka mundur rezistencën e rivalit ukrainas për të zgjatur pathyeshmërinë në 31 ndeshje. Derevyanchenko (13-3) rezistoi në këmbë deri në fund pavarësisht dy plagëve në vetull, madje në raundin e 12 provoi ta rrëzonte kundërshtarin. Charlo, megjithatë, e mbrojti titullin për herë të tretë: “Kalova testin... - tha ai pas vlerësimit 116-112, 117-111 e 118-110 nga gjyqtarët - Përmbusha planin tim. Ishte ndeshja më e rëndësishme e karrierës. E dija që do të ishte e vështirë, doja ta fitoja me KO, por vlen njësoj”.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI