Flash

Berlusconi, i infektuar edhe pas një muaji me Covid: "Ndihem si një luan"

Lapsi.al 26 September 2020
Berlusconi, i infektuar edhe pas një muaji me Covid: "Ndihem si

Gati një muaj nga infektimi, Silvio Berlusconi është ende pozitiv me Covid. Ish-presidenti i Milan, tani numri 1 i Monza, është ndjekur në mënyrë konstante nga profesor Alberto Zangrillo, e kontrollet e fundit të cilave i është nënshtruar kanë evidentuar ende prezencën e virusit.

Berlusconi është larguar nga spitali San Raffaele rreth 10 ditë më parë pas një javë mbikqyrje intensive. Simptomat që ishin shfaqur ishin të lehta, por duke parë moshën e liderit të Forza Italia (në 29 shtator do të mbushë 84 vjec) e patologjitë e tij, u mendua të mos rrezikohej. "Nuk kam simptoma. Ndihem si një luan", ka thënë Berlusconi në këto orë. Kur u largua nga spitali, kishte pranuar se e pa punën keq. Në këtë pikë është e mundshme që karantina të zgjatet shumë.

Nuk ka festë ditëlindje e do të kalojë ca kohë përpara se ish-presidenti i Milan të mund të kthehet të shfaqet në public për takime zyrtare, politike e jo, përfshirë ndeshjet e Monzës së tij.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI