Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

Valentino Rossi akoma në MotoGp: Petronas e bind të garojë të paktën edhe për një vit

Lapsi.al 26 September 2020
Valentino Rossi akoma në MotoGp: Petronas e bind të garojë

"Jam shumë i lumtur të vazhdoj të garoj përsëri në 2021 e ta bëj me Petronas. U mendova shumë përpara se të merrja këtë vendim, sepse sfida po ndizet gjithnjë e më shumë. Për të qenë në majë të MotoGP duhet punuar shumë, të stërvitesh cdo ditë e të kryesh një jetë sportisti, por më pëlqen shumë ta bëjë e kam shumë dëshirë të ngas motorin". Ky ishte komenti i Valentino Rossit pas zyrtarizimit të rinovimit të kontratës me Petronas. Aventura e pilotit italian në MotoGP do të vazhdojë edhe për një tjetër vit, ose ndoshta më shumë.

Është zyrtar tashmë akordi i Doktorit me Petronas, skuadra satelit e Yamahas, për sezonin 2020-2021 me opsionin për të rinovuar edhe një tjetër vit, në bazë të rezultateve gjatë sezonit të ardhshëm. Një tjetër vit në garë për Rossi që pastaj mund ti dedikohet rolit si menaxher i team VR46, gati të mbërrijë në klasin mbretëreshë. Lajmi ishte në ajër prej javësh, po akordi me firmën mbi kontratë mbërriti vetëm në Katalonjë ku 9 herë kampioni i botës do të festojë arritjen e 350 garave në MotoGP.

Pas lamtumirës nga skuadra zyrtare e Yamahas për Valentino Rossi eskperienca në Moto GP do të vazhdojë me skuadrën satelit të Petronas, ku në sezonin 2020-2021 do të bëjë dyshe me Franco Morbidelli. Mes Rossi e Petronas ka edhe një marrëveshje ‘gentleman’ në lidhje me mundësinë për të rinovuar në verë nëse rezultatet do jenë të kënaqshme për të dy palët.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI