Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

Klauzola e kontratës fut në telashe Kukësin: "Ushtar" Telushi akord me Neftchi Baku

Lapsi.al 26 September 2020
Klauzola e kontratës fut në telashe Kukësin: "Ushtar"

Nuk është hera e parë, por klubet tona që pretendojnë të jenë profesioniste, vazhdojnë të sillën si amatore: rezultati? Kukësi e sheh veten tashmë pa katër mesfushorët më të rëndësishëm mbi të cilët duhej të bazohej Skënder Gega. Më pak se një javë nga mbyllja e merkatos Blutë kanë humbur blerjen më të fuqishme të tyre, ose të paktën ai që jepte më tepër garanci, duke qenë se ishte i njohur në ambjent. Bruno Telushi, që Gega insistoi për ta marrë nga Partizani sapo u zyrtarizua në pankinën e veri lindorëve, është larguar nga klubi pas dy ndeshjeve të Europa League e dy miqësoreve, pa patur mundësinë të luajë në kampionat.

Ajo që ka bërë të mundur largimin e papritur të lojtarit ka qenë një klauzolë në kontratë, ekzistencën e të cilës e pranon vetë Kukësi në komunikatën për shtyp: "Futboll Klub Kukësi njofton se ka arritur marrëveshje me klubin e Neftchi Baku për transferimin e mesfushorit Bruno Telushi. I afruar këtë merkato vere, Telushi kishte të drejtën të largohej nga skuadra në rast të një oferte. Në këtë mënyrë, mesfushori është ulur për të diskutuër me presidentin Gjici pas ofertës që i ka ardhur dhe klubi ka vendosur të lejojë Telushin për të shkuar në kampionatin azer. Futboll Klub Kukësi i uron suksese Telushit!"

Kështë, sikur të mos mjaftonte Ethemi e së fundmi edhe Musolli me Rrocën, Blutë humbasin edhe 'ushtar' Telushin. Tani Gegës nuk i bën më punë vetëm improvizimi i Demirit në rolin e shkatërruesit, sepse i gjithë reparti është për tu ndërtuar nga e para.

https://www.facebook.com/FKKukesiAlbania/photos/a.313620202116667/2357708227707844/

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI