Flash

F1/ Hamilton i tërbon të gjithë në Rusi: nga rreziku për të mos u kualifikuar, tek pole position

Lapsi.al 26 September 2020
F1/ Hamilton i tërbon të gjithë në Rusi: nga rreziku

Rrezikoi të mos kualifikohej për në Q3, por në fund Lewis Hamilton fitoi pole position (numri 96 në karrierë) edhe në GP e Sochi në F1. Në Rusi anglezi i Mercedes do të niset para të gjithëve me kohën e 1'31"304, rreth 6 të dhjetat më mirë se Max Verstappen (Red Bull), që në finale ka befasuar Valtteri Bottas, i treti. Në vijën e dytë edhe Sergio Perez (Racing Point). Ferrari jashtë 10 të parëve: në vendin e 11° Leclerc, i 15° Vettel, viktimë e një dalje nga pista.

Hamilton ka përjetuar një të shtunë të rrezikshme sepse aksidenti i Vettel (me daljen e flamurit të kuq) gati e eleminoi përpara se të mund të diskutonte pole position. Leëis, dy minuta nga fundi ishte ende pa kohë për shkak të një thyerje të limitit të pistës në xhiron e tij të parë. Pastaj, edhe me pak fat (u nis 1" para flamurit me kuti), anglezi arriti të shpëtonte. E kështu kur në lojë ishte vendi i parë, i la të gjithë me një kohë fantastike, që përmirësoi atë të 2019-ës (1'31"628)..

Befasia është se ndjekësi i parë nuk është Bottas, por Verstappen, që i mori vijën e parë finlandezit për më pak se 1 të dhjetën. Pak a shumë ajo që arriti të bëjë Perez me Daniel Ricciardo për vendin e katërt. Disi më të shkëputur Carlos Sainz, Esteban Ocon, Lando Norris, Pierre Gasly e Alexander Albon, që kanë kompletuar pozicionet deri në vendin e 10.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI