Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

Pështyn kundërshtarin në tokë, VAR nuk e kuptoi: lojtari i Schalke rrezikon me provë TV

Lapsi.al 27 September 2020
Pështyn kundërshtarin në tokë, VAR nuk e kuptoi: lojtari i

Një gjest i shëmtuar, që ndoshta ka nevojë të interpretohet. Ozan Kabak, 20 vjecari turk, akuzohet se ka pështyrë mbi Ludwig Augustinsson. Var nuk ndërhyri, por gjykatësi sportiv mund ta skualifikojë duke përdorur provën tv. Gjithnjë nëse gjesti do të interpretohet si i vullnetshëm.

Në minutën e 27' të Schalke-Werder, me vendasit në disavantazh 1-0, Kabak e Augustinsson u përplasën, suedezi rrëzohet, turku e pështyn. Loja rifilloi e imazhet treguan atë që ndodhi me disa minuta vonesë, motiv për të cilin për Var ishte e pamundur të ndërhynte. Në fund të ndeshjes Augustinsson, që në momentin që ndodhi nuk kuptoi asgjë, u nervozua duke parë pamjet: “Këto gjëra nuk kanë lidhje me futbollin – tha ai –. Nuk duhet të ndodhin. Nuk është e ndershme”.

Kabak, që në minutat finale të ndeshjes u ndëshkua me të verdhën e dytë, ka kërkuar falje në rrjetet sociale, duke sqaruar pozicionin e tij: “Dua ti kërkoj ndjesë Augustinsson, por nuk kisha qëllim të pështyja atë – tha Kabak –. Aparenca të gënjen. Nuk e kam bërë një gjë të tillë e nuk do ta bëj kurrë. Nuk është një sjellje sportive. Sidoqoftë, kërkoj ndjesë”.

Schalke 04 është mundur dje nga Werder Bremen në Gelsenkirchen 3-1. Kurrë, në të gjithë edicionet e Bundesligës, një skuadër kishte pësuar 11 gola në dy javët e para (në debutim humbi 8-0 me Bayern). Jo vetëm kaq: për ndeshjen e 18 radhazi në kampionat (përfshirë sezonin e kaluar) Schalke mbeten pa fitore. Kjo është seria negative më e gjatë në historinë e klubit. Për këtë shoqëria, në mëngjes, ka vendosur të shkarkojë David Wagner.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI