Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

Conte, sinjal i qartë për Eriksen: "Uroj të ndezë shkëndijën"

Lapsi.al 27 September 2020
Conte, sinjal i qartë për Eriksen: "Uroj të ndezë

"Tre pikët janë të rëndësishme por duhen bërë vlerësimet e duhura - ka thënë Antonio Conte pas 4-3 në San Siro me të cilin Inter mposhti Fiorentinën - Bëmë 4 gola e krijuam shumë raste të tjera, u afruam me shumë lojtarë përpara e i krijuam vështirësi Fiorentinës e kjo është pozitive. Pòr nuk ishim të kujdesshëm e të përgatitur për kundërsulmet e tyre. Duhet të sulmojmë me një farë numri lojtarësh, por të mbrohemi po me aq. Ishim pa ekuilibër dhe e paguam. Objektivi? Duke arritur të dytët në kampionat e duke luajtur një finale në Europë vitin e kaluar kemi fitur besueshmëri dhe e kemi kthyer Interin në nivelet që i takojnë. Duhet të vazhdojmë kështu, duke u munduar ti japim kënaqësi tifozëve tanë. Jam krenar për karakterin e ttreguar nga djemtë".

Conte pastaj është ndalur në përfaqësimin e Eriksen, edhe një herë jashtë ritmit të ndeshjes: "Punojmë me të si me gjithë të tjerët, për ti hedhur në fushë në gjendjen më të mirë të mundshme. Besoj se Cristian i ka shtuar xhirot e motorit e tani po luan në pozicionin që preferon, atë ideal për të. Bëri një ndeshje të mirë, e dimë që ka kualitet e mundohemi tia nxjerrim në pah. Ndonjëherë dalin shpejt, ndonjëherë më vonë, por unë kam besim tek ai. Është një djalë i mirë që stërvitet e vihet në dispozicion. Uroj të krijojë shkëndijën që ta ndezë në mënyrë përfundimtare".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI