Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

Brazili mendon ndërprerjen e kampionatit: 19 të infektuar tek Flamengo, 9 tek Fluminense

Lapsi.al 27 September 2020
Brazili mendon ndërprerjen e kampionatit: 19 të infektuar tek

'Brasilerao', kampionati kombëtar i Brazilit, është në kaos total për shkak të infektimeve me Covid-19. Tek Flamengo, skuadra kampione në fuqi që vjen nga transferta në Ecuador për Kupën Libertadores, lojtarët që janë të infektuar me koronavirus, pjesa më e madhe e të cilëve asimptomatikë, janë 19: Noga, Pepe', Rodrigo Muniz, Gabriel Batista, Isla, Matheuzinho, Rodrigo Caio, Le'o Pereira, Thuler, Gustavo Henrique, Renê, Filipe Luís, Ëillian Arao, Gomes, Diego, Everton Ribeiro, Vitinho, Bruno Henrique e Michael. Për më tepër kanë rezultuar pozitivë edhe presidenti Bruno Landim, zëvendësi i tij Marcos Braz, tekniku Domenec Torrent, mjeku social Marcio Tanure, nutricionisti Douglas Oliveira, fizioterapisti Eduardo Calçada e dy punonjësit e shtypit Vinícius Castro e Marcelo Flaeschen.

Tani do të gjithë janë në izolim. Një situatë e papërballueshme, që e kishte detyruar klubin karioka të kërkonte shtyrjen e ndeshjes së kampionatit të dielën kundër Palmeiras, por federata (Cbf), në mënyrë të pabesueshme e ka refuzuar kërkesën. Kështu, ka menduar një gjykatës i Gjykatës së Punës në Rio, Filipe Olmo, që ka dëgjuar ankimimin e punonjësve të klubit sipas të cilëve jeta e tyre rrezikohet për shkak të kontakteve me lojtarët e drejtuesit, gati të gjithë të infektuar.

Ndërkohë, Covid-19 bllokon edhe një tjetër klub të madh të Rios, Fluminense, duke qenë se sot është bërë e ditur se 9 lojtarë të tyre kanë rezultuar pozitiv ndaj tamponëve të kryer një ditë më parë. Bëhet fjalë për Calegari, Luccas Claro, Luiz Henrique, Marcos Paulo, Andre', Caio Paulista, Martinelli, Miguel e Nascimento. Tani nuk është e qartë nëse skuadra mund të zbresë në fushë të hënën në 'Monday Night' kundër Coritiba. Ndërkohë në Brazil të gjithë ngrenë pyetjen nëse ka kuptim të vazhdohet të luhet, duke parë numrin e lartë të të infektuarve në skuadra të ndryshme.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI