Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

Shpërthejnë kritikat për lëvizjet në skuadër, Pirlo: "Në momentet e vështira del karakteri i një skuadre"

Lapsi.al 28 September 2020
Shpërthejnë kritikat për lëvizjet në skuadër,
Barazimi në Olimpico kundër Romës djeg shumë në kampin e Juventus, jo shumë për rezultatin, sa për përfaqësimin e bërë e idesë se mund të kishte shkuar ndryshe me rikonfirmimin e skuadrës fituese në ndeshjen me Sampdorian. E megjithatë tekniku mundohet të shohë përpara. "Në momentet e vështira del karakteri i një skuadre. Punojmë të përqendruar për ndeshjen e të dielës", ka shkruar Andrea Pirlo në profilin e tij Tëitter duke dhënë sinjalin e sulmit për bardhezinjtë për impenjimin e ardhshëm, duke treguar edhe rrugën që duhet ndjekur. Koncept që është ndarë nga i gjithë grupi i lojtarëve bardhezinj, e sidomos liderve të dhomave të zhveshjes. "Nuk është rezultati që donim, por me këtë shpirt kolektiv do jemi gjithnjë e më të fortë", ka shkruar Ronaldo duke komentuar ndeshjen në Romë. "Të aftë që nuk hoqëm dorë e rikuperuam ndeshjen", ishte mesazhi i Chiellini mejëherë pas barazimit në Olimpico, ndërsa Buffon ka shtuar: "Të bashkuar në momentet e vështirësisë. Kështu reagon një grup i madh". E megjithatë, mbi teknikun e ri të Juves rëndojnë zgjedhjet e bëra. Vendimi për të hedhur në fushë nga minuta e parë Morata, që kishte vetëm dy ditë në skuadër e duke spostuar në krah Kulusevskin, që nuk arriti kurrë të kalonte një kundër një, se gjente gjithnjë dy kundërshtarë e duke qenë larg portës nuk u bë kurrë i rrezikshëm. Në anën tjetër, spostimi në të majtë, në vend të Frabotta që bëri mirë ndeshjen e parë, i Cuadrado dhe preferenca për të lënë për herë të dytë jashtë Arthur, që me hyrjen në fushë bëri diferencën.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI