Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

"Firon" Kukësi: tre lojtarë ikin në 24 orë: konflikti me Gegën dhe paga e lartë qendron pas largimeve

Lapsi.al 28 September 2020
"Firon" Kukësi: tre lojtarë ikin në 24 orë:

Tre lojtarë largohen në 24 orë, katër në 36 orë me gjithë Telushin e 12 në total gjatë kësaj dritare të merkatos. Skuadra nënkampione e Shqipërisë nuk është më dhe për Gegën do të jetë një problem i madh. Klubi ka njoftuar largimin e qendërmbrojtësit Erhun Obanor, Emiljano Mustës dhe mesfushorit Enis Gavazaj: të gjithë këta brenda një dite, duke e lënë tekniku pa alternativa kur kanë mbetur edhe katër ditë merkato.

Këta lojtarë janë vetëm të fundit e divorceve të verës, ku më parë kishin përshëndetur Blutë Musolli, lideri historik i mesfushës, e Telushi, 'ushtari' që sapo ishte marrë me zhurmë nga Gega, por që pati inteligjencën (nuk mund të thuhet në këtë rast për Kukësin) të kishte një klauzolë që në rast oferte nga jashtë të lihej i lirë. E tani tekniku duhet ti japë soliditet një skuadre krejtësisht të re, ku lojtarët nuk njihen me njëri-tjetrin, e gjitha kjo kur kampionati mund të fillojë në cdo moment (gjithnjë nëse plotësohen 4 pikat e Ligës).

Nuk është një gjë e thjeshtë për tu bërë, sepse Kukësi ka humbur gjithë boshtin, duke filluar nga mbrojtja, krejt mesfushën kualitative (edhe Ethemin e Rrocën), ndërsa në sulm nuk mund ti besojë më kualiteteve të Abazaj, Shkurtaj e Gavazaj. Praktikisht një skuadër e re, ku emrat e ardhur nuk përligjin statusin e atyre të larguar.

Janë në fakt 12 të ikurit në verë e 9 të afruarit, ndërsa sipas asaj që filtron nga klubi pas divorcit me Mustën qendron konflikti i lojtarit me teknikun. Nuk është e njëjta gjë për Gazavaj, por është po aq i rëndësishëm motivi për ti treguar daljen: paga e lartë që merr lojtari nuk mund të ishte një zgjedhjh e dytë, ashtu si Gega e ka parë që kur ka mbërritur tek Kukësi.

https://www.facebook.com/FKKukesiAlbania/photos/a.313620202116667/2359101057568561/

https://www.facebook.com/FKKukesiAlbania/photos/a.313620202116667/2359698910842109/

https://www.facebook.com/FKKukesiAlbania/photos/a.313620202116667/2359821860829814/

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI