Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

Cristiano Ronaldo, sportisti më i admiruar në planet: CR7 mposht edhe Putin e Trump

Lapsi.al 28 September 2020
Cristiano Ronaldo, sportisti më i admiruar në planet: CR7 mposht edhe
Klasifikim interesant ai që ka bërë publik YouGov në orët e fundit, kur ka ndërtuar një renditje të personazhëve më të admiruar në botë për vitin 2020. Mes tyre ka edhe shumë politikanë, sipërmarrës por edhe sportistë. Nuk mund të mungonin emrat e mëdhenj Lionel Messi e mbi të gjithë Cristiano Ronaldo. Portugezi i Juventus, i gjashti në renditjen e përgjithshme, është i pari mes sportistëve. Ashtu si bën të ditur klasifikimi i vecantë, kampioni portugez ka lënë pas rivalin e përjetshëm Lionel Messi, që pozicionohet në vendin e 11. Ndoshta ka ndikuar shumë situata e krijuar tek Barcelona, apo thjesht fakti që CR7 në rrjetet sociale ka qenë gjithnjë një hap para. Akoma më pas në renditje është një legjendë e sportit, e në vecanti basketbollit: kampioni i NBA Michael Jordan, por që në disfavor ka faktin që është në inaktivitet porej kohësh. Klasifikimin e njeriut më të admiruar në botë për 2020 e ka fituar ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama. Kanë humbur ndërkohë garën e politikanëve, por edhe atë me një ikonë të sportit si CR& presidenti i Rusisë Putin (12°) e ai aktual i SHBA-së Donald Trump (15°).

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI