Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

"Janë më të mirë se ne, por futbolli nuk është boks" Egbo përgjysmon shanset e kalimit me Young Boys

Lapsi.al 29 September 2020
"Janë më të mirë se ne, por futbolli nuk

"Kemi analizuar kundërshtarët, në ditën e ndeshjes do ta dimë si ta përballojmë. Duhet të përfitojmë nga gabimet e atyre, për ta fituar ndeshjen". Me këto fjalë tekniku i Tiranës, Emmanuel Egbo, ka lëshuar sfidën kundër zviceranëve të Young Boys, për playoff të Europa League, që do të zhvillohet në datën 1 tetor në Zvicër. Nigeriani i pankinës bardheblu nuk ka hezituar të pranojë se janë pikërisht kundërshtarët e kryeqytetase favoritë për të shkuar në grupet e kompeticionit, edhe pse shanset i sheh të ndara pëgjysëm: "Nuk jemi në presion, janë ata që janë në presion. Në letër janë më të mirë se ne. Do të shkojmë atje, për të dhënë maksimumin nga vetja. Kemi shanset 50% me 50% për tu kualifikuar. Kush do të bëjë më pak gabime do ta fitojë ndeshjen".

Egbo pranon me keqardhje dëmin që i ka bërë bojkoti i kampionatit Tiranës, që në këtë rast do të përballet me një skuadër që është më parë me ritmin e ndeshjeve, duke qennë se kampionati zviceran ka nisur: "Young Boys ka bërë 2 ndeshje në kampionat, janë më në rritëm se ne - pranoi Egbo -. Dy ndeshjet që kemi luajtur në Ligën e Kampionëve dhanë një impuls pozitiv. Nuk do luajmë me frikën e ndeshjes së parë. Ekipi do të futet në lojë siç e filluam pjesën e dytë me Dinamon dhe si e luajtëm ndeshjen me Crvena Zvezdën".

Nuk mund të mos përmendte Egbo edhe largimet, apo ndryshimet e pësuara në skuadër, pavarësisht se 25 herë kampionët e kanë ruajtur boshtin: "Largimet? Jemi përqëndruar vetëm te ndeshja. Nuk e kam mendjen te largimet. Për mua nuk kanë rëndësi emrin. Rëndësi ka çfarë japin brenda fushës. Ekipi i futbollit nuk është si boksi 1 kundër 1. Është grupi ai që ka rëndësi. Kemi bërë analizën e tyre, ka lojtarë që kanë ikur dhe janë dëmtuar. Ata kishin objektiv të futeshin në grupet e Champions-it. Nuk do të jenë shumë të motivuar. Kanë probleme brenda. Është një ndeshje që i kemi studiuar dhe do t'i shohim si mund t'i përballojmë".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI