Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

L'Equipe: "Juventus ka thyer rregullat e OKB-së kundër Koresë së Veriut në transferimin e Han"

Lapsi.al 29 September 2020
L'Equipe: "Juventus ka thyer rregullat e OKB-së kundër

Nga Franca mbërrin lajmi se Juventus mund të ketë thyer rregullat e Kombeve të Bashkuara në lidhje me sanksionet ndërkombëtare kundër Koresë së Veriut. Ashtu si raporton e përditshmja L'Equipe, në fakt, shitja në janar e Këang-Song Han tek katariotët e Al-Duhail (operacion me kosto 5 milionë), sipas ekspertëve të Këshillit të Sigurisë, shkon kundër sanksioneve të OKB-së që ndalojnë koreano-veriorët të punojnë jashtë vendit të tyre.

E përditshmja franceze shpjegon se Këshilli i Sigurisë në janar e kishte paralajmëruar Italinë për këtë cështje e, pavarësisht kësaj, "transferimi nuk është anulluar". "Këshilli i ka bërë të ditur Katar pasojat që mund të ketë nga ky rast" lexohet në raportin e cituar nga l'Equipe.

Sanksionet e OKB-së kundër Koresë së Veriut, për faktin se nuk hoqi dorë nga programi nuklear, parashikojnë se Shtete anëtare do të kthenin në atdhe punonjësit koreano-veriorë brenda dhjetorit 2019.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI