Flash

Morata heq dëshpërimin për debutimin me djalin e tretë: Alice lindi të voglin Edoardo

Lapsi.al 29 September 2020
Morata heq dëshpërimin për debutimin me djalin e tretë:
Alvaro Morata është bërë baba për herë të tretë. E shoqja Alice Campello ka lindur vogëlushin Edoardo. Mënyra më e mirë për sulmuesin, për të harruar debutimin zhgënjyes në Serie A, në sfidën kundër Romës në Olimpico të përfunduar 2-2. Për spanjollin një performancë nën ton, me asnjë goditje në portë gjatë gjithë minutave në dispozicion, përpara se Pirlo ta zëvendësonte. Por sid duket golin Morata e kishte bërë tjetër kund... "Faleminderit për faktin që më bëre njeriun më të lumtur në botë", ka qenë mesazhi i postuar në Instagram nga sulmuesi spanjoll i Juventus me fotot e të sapolindurit në krahët e prindërve. Cifti, që është martuar në qershor 2017 në Venezia, ka dy fëmijë të tjerë, binjakët Alessandro e Leonardo, të lindur një vit më pas.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI