Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

I shënoi gol, Milan e merr në skuadër. Hauge mbërrin në Milano: "Çfarë emocioni të luaj me Ibran"

Lapsi.al 29 September 2020
I shënoi gol, Milan e merr në skuadër. Hauge mbërrin në

Milan është gati të mirëpresë Jens Petter Hauge, që zbarkoi në aeroportin e Malpensas pak para orës 16.30. Rruga për transferimin tek kuqezinj të sulmuesit norvegjez 21 vjecar, që kishte dhënë aprovimin e tij, u hap pas akordit të arritur mes klubit kuqezi e Bodo/Glimt mbi bazën e 4 milionë euro plùs bonus. “Milan është një klub i madh, është një hap që ndjeja se isha gati ta bëja - ka thënë Hauge për TV 2 Sporten në aeroport para se të fluturonte drejt Milanos - Falenderoj Bodo Glimt për bashkëpunimin. Të luaj me Ibrahimovic? Do të jetë emocionuese".

Kështu, Hauge nuk do ta mbyllë kampionatin norvegjez me Bodo/Glimt, me të cilët në sezon ka realizuar 14 gola (e 9 asist). Talenti norvegjez është gati për jetën e tij të re futbollistike me fanellën e Milan, që e magjepsi në rastin e ndeshjes së luajtur në San Siro për Europa League. Gjithcka e kryer pas akordit mes dy klubeve, me Bodo/Glimt që ka ulur pretendimet fillestare (6 milionë euro) duke pranuar ta mbyllë për 4 milionë plùs bonus. Për lojtarin tani është koha e vizitave mjekësore, në program të mërkurën në mëngjes, e firmës në kontratë. "Është e qartë se është një klub jashtëzakonisht i madh - ka shtuar Hauge duke iu referuar Milan - Gjërat u bënë realitet në ditët e fundit".

Ndërkohë, drejtuesit kuqezinj po punojnë për qendrorin e mbrojtjes. Sipas të dhënave të fundit është dërguar për Saint Etienne oferta për Wesley Fofana, që parashikon huazimin me të drejtën e blerjes.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI