Flash

14 lojtarë të Genoa të infektuar, panikoset Napoli: rrezikon të shtyhen ndeshja me Juventus

Lapsi.al 29 September 2020
14 lojtarë të Genoa të infektuar, panikoset Napoli: rrezikon

Lajmi për valën e infektimeve tek Genoa ka tronditur normalisht Napolin, kundërshtar i Grifonëve të dielën pasdite në San Paolo: gjashtë kanë qenë të infektuarit e hedhur në fushë nga Maran. Ambjenti i kaltër tani është kapur nga ethet e infektimit: të pashmangshëm në fund të ndeshjes kontaktet e përshëndetjet mes dy skuadrave e sidomos është e frikshme të kujtohet debati fytyrë më fytyrë mes Osimhen e Masiello. Gattuso, i njoftuar menjëherë për situatën nga drejtuesit, e lojtarët po përgatisin ndeshjen e të dielës me Juventus në Stadium, por më parë do të kryejnë ciklin e tamponëve, rezultati i të cilëve mësohet pas 24 orësh. Të premten është në plan vala e dytë e tamponëve, që do të jetë vendimtar. Gattuso e lojtarët e kanë mësuar lajmin për 14 rastet pozitive tek Genoa në ditën e tyre të pushimit me familjet e tyre.

VIROLOGU I NAPOLIT: "M MIRË TË SHTYHET"

"Nesër mund të japim një përgjigje", kështu është shprehur për Radio Punto Nuovo Giuseppe Portella, profesor e drejtor i laboratorit që merret me tamponet e Napolit. Profesori jep alarmin në prag të ndeshjes me Juventus: "Hipotezojmë që një numër lojtarësh është infektuar: nëse nuk parashikohet të luajnë pavarësisht kësaj, Napoli duhet të rreshtojë të rinjtë. Do ishte me vend të shtyhet ndeshja".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI