Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

“I vrava sepse ishin shumë të lumtur”: rrëfehet vrasësi i arbitrit De Santis

Lapsi.al 29 September 2020
“I vrava sepse ishin shumë të lumtur”: rrëfehet

Antonio De Marco ka rrëfyer se është përgjegjës për vrasjen e dyfishtë të arbitrit Daniele De Santis, 33 vjec, e të fejuarës së tij, Eleonora Manta, 30 vjec. I arrestuar nga dita e djeshme, 21 vjecari nga Casarano, gjatë marrjes në pyetje ka pranuar se ka vrarë me më shumë se 60 goditje thike dy të rinjtë mbrëmjen e 21 shtatorit, duke dhënë një justifikim të frikshëm: “Bëra një budallallëk. E di se gabova. I vrava sepse ishin shumë të lumtur e për këtë arsye më hipi tërbimi”.

Antonio De Marco ishte transferuar në Lecce nga Casarano (rreth 50 Km) dy vjet më parë për të studiuar për infermieri e në shtëpi kthehej rrallë sepse ishte i impenjuar me studime e praktikë në spitalin Vito Fazzi. Një student model por “introvers, i mbyllur, me pak miqësi”.

Përshkrimi analitik i ndërtuar flet për vetëkënaqësi sadiste, për një "rrezik recidivizmi për shkak të rrezikshmërisë ekstreme të të dyshuarit dhe të një natyre veçanërisht të dhunshme, të pandjeshme ndaj çdo apeli humanitar: pavarësisht thirrjeve të përsëritura për të ndaluar nga ana e viktimave, i dyshuari vazhdoi veprimin e planifikuar me përpikmëri, duke i ndjekur ata nëpër shtëpi, duke i arritur jashtë banesës, pa u ndalur kurrë". Me pak fjalë, Antonio donte të lidhte, torturonte dhe ti vriste, pastaj të pastronte gjithçka me "ujë të valuar, zbardhues, sodë" dhe të linte një mesazh në mur me një mesazh për qytetin.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI