Flash

Mashtrimi me maskat e covid/ Skandali në Itali, hetimi përfshin edhe në Shqipërinë

Lapsi.al 22 September 2020
Mashtrimi me maskat e covid/ Skandali në Itali, hetimi përfshin edhe

Hetimi ndërkombetar i skandalit të maskave në Itali ndaj një kompanie të huaj që dyshohet se përvetësoi mbi pesë milionë euro përfshin edhe prokurorinë shqiptare.

Një burim i besueshem i tha Top Channel se kompania mashtruese e cila u pagua për të furnizuar me maska Italinë në kulmin e pandemisë covid-19, por që nuk e kreu detyrën, ka transferuar shuma të konsiderushme edhe në adresë të një kompanie në Shqipëri.

Në informacionin sekret të përcjelle prokurorisë theksohet se një kompani me seli në Tirane me aksioner në masën 70 përqind shtetasin Vincenso Nuzielo dhe me 30 përqind një shtetase shqiptare gjenden në listën e shoqërive që u përfshinë në skemën globale të mashtrimit gjatë pandemisë.

“Në rajonin e Lazios, Itali u raportua mashtrimi për maskat nga shoqeria Eco tech srl. Por nga verifikimet e mëpasshme ka rezultuar se kjo shoqëri u zëvendësua me kontrata publike në këtë vend nga kompania Biolife srl citohet në shkresën e autoriteteve të huaja dorëzuar Shqipërisë.

Burimet e Top Channel pohojnë ekslusivisht se në këtë dokument përmendet se shoqëria bio life srl ka dyshime se përfitoi vetëm në datat 30 dhe 31 mars 2020 shumën e rreth pesë milione eurove nga rajoni i Lazios si pagesa për pajisje anti covid.

Por më vonë kjo shumë u transferua dhe u tjetërsua drejt shoqërive të ndryshme jashtë Italisë ku një pjesë e tyre i është përcjellë kompanisë Frog në Tiranë ndërsa ngarkesa e porositur nuk mbërriti asnjëherë. Hetimi për maskat fantazëm nisi në Romë dhe përfshiu disa vende, ndërkohë që deri më tani raportohet se përmes kësaj skeme u futën në lojë edhe kompani të tjera transfertat e të cilave dyshohet se janë postuar në vende të ndryshme./Tch

Të këshilluara

Shqiptarëve nuk mund t’ua hedh më Rama

Nga Jorida Tabaku Bashkë me dy ministra Finance doli për të folur për fushën në të cilën ka dështuar më shumë: EKONOMINË. Në këto 7 vite: - 97%...

17:29

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI