Flash

Vettingu/ Sot merret vendimi final për Donika Prelën

Lapsi.al 18 September 2020
Vettingu/ Sot merret vendimi final për Donika Prelën

Donika Prela ka mbërritur në seancën publike në KPA, ku do të merret vendimi final ndaj saj. Ish-drejtuesja e Krimeve të Rënda, e cila mungoi në 2 seanca, ditën e sotme do të përfaqësohet nga një avokate.

Komisioneri publik ka deklaruar në seancë se përmes deklarimeve, Donika Prela nuk arriti të provojë që pasuria ishte me burime të ligjshme, ndaj e cilëson deklarimin të pamjaftueshëm dhe të pasaktë.

Në të dy rastet e kërkesave për përjashtim të trupit gjykues, komisioneri publik i vlerëson si përpjekje për vonimin e këtij procesi. Në seancën e KPA, Komisioneri publik ka kërkuar shkarkimin nga detyra të Donika Prelës.

Në seancën e kaluar, Prela nuk ishte e pranishme për shkak se, sipas saj, kishte të sëmurë një person të afërt.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Donika Prela, një arsye më shumë pse duhen djegur mandatet 

Skandali/ Donika Prela njollos Vettingun, duke u pastruar politikisht 

Pak kohë më parë KPA vendosi të rihapë hetimin për ish-drejtuesen e Prokurorisë për Krímet e Rënda, Donika Prela, pas konfirmimit të saj në shkallën e parë të Vetingut në KPK. Rihapja e hetimeve u bë pas kërkesës së Institucionit të Komisionerit Publik, pas disa pasaktësive lidhur me deklarimin e të ardhurave të saj dhe vendimi që do të merret sot nga KPA është i pakthyeshëm.

Donika Prela më pas doli kundër trupës së gjyqtarëve të KPA-së, duke kërkuar përjashtimin e Natasha Mulës dhe të Ina Ramës, duke kërkuar përjashtimin e tyre, por me vendim unanim KPA vendosi kundër kësaj kërkese.

Më tepër rreth dosjes së Donika Prelës: 

Dosja e plotë e Donika Prelës/ Si u shmangën nga KPK, dyshimet për pastrim parash 

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI