Flash

Basha: Rama mori propozimin tonë për detin me Greqinë

Lapsi.al 17 September 2020
Basha: Rama mori propozimin tonë për detin me Greqinë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se kryeministri Edi Rama është kthyer te ideja e vjetër e demokratëve që marrëveshjen e detit me Greqinë ta ndante një gjykatë ndërkombëtare.

“Qëndrimi ynë është i njohur prej 10 vitesh dhe nëse do ishte ndjekur kjo nuk do ekzistonte. Ne kemi kërkuar që të respektohej vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Ne kemi kërkuar që t’i drejtohemi gjykatës ndërkombëtare të Hagës.

E tha tani Rama? Ai ça thotë në mëngjes nuk e thotë në darkë. Në fillim tha kanë të drejtë grekët të zgjerohen në 12 milje. Pastaj tha grekët nuk kanë ku të zgjerohen në 12 milje. Pastaj tha të shkojmë në gjykatë. Sot Rama ka shkuar te propozimi ynë, por kur e thamë ne Greqia ishte në 6 milje dhe tani ajo ka deklaruar 12 milje dhe ky është një ndryshim” – tha Basha në Opinion. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI