Flash

Vaksina e Covid, Greqia shpreh mbështetje për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Lapsi.al 17 September 2020
Vaksina e Covid, Greqia shpreh mbështetje për Shqipërinë dhe

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka shprehur gadishmërinë për të siguruar vaksinën kundër Covid-19 për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Referuar raportimit të medieve greke duke qenë se Greqia është vend anëtar i Bashkimit Evropian, vaksinën do ta marrë më shpejt, ndaj kreu i qeverisë është shprehur i gatshëm që t’i furnizojë të dyja shtetet, për të përshpejetuar procesin.

“Mitsotakis shprehu gatishmërinë e Greqisë, si një vend anëtar i BE, për të kërkuar furnizimin me vaksina të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Kjo pasi vendet anëtarë janë të parat në radhe dhe pastaj vijojnë vendet kandidate. Nëse kjo arrihet për ne, 15-20 ditë në avancë, atëherë është e mirëpritur,” tha kryeministri Zoran Zaev.

Po ashtu Zaev foli edhe për tensionet në Mesdheujn Lindor, duke bërë thirrje për dialog mes Athinës dhe Ankarasë.

“Çështja është e rëndësishme për të gjithë rajonin, jo vetëm për Greqinë dhe Turqinë. Së pari, unë jam Zoran Zaev i marrëveshjes së Prespës. Ne e arritëm atë përmes dialogut, duke u përpjekur të mos cenojmë palën tjetër. Unë mbështes fuqimisht vendimin e Turqisë për të tërhequr anijet dhe mbështes vendimin për të de-përshkallëzuar problemin”, tha Zaev.

Duke folur për tema të tjera të takimit të tij me Mitsotakis në Athinë dje, Zaev tha se është rënë dakord që të zhvillohet një sesion i dytë ndërqeveritar për dimrin, mundësisht deri në fund të vitit dhe më pas të nënshkruhet një marrëveshje për të shmangur taksimin e dyfishtë.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI