Flash

Kreu i anti-mafias italiane: Si janë lidhur trafikantët shqiptarë me kartelet latine të kokainës

Lapsi.al 17 September 2020
Kreu i anti-mafias italiane: Si janë lidhur trafikantët shqiptarë

Gjatë një konferencë për shtyp në Gjykatën e Firencës, Prokurori kombëtar i antimafias, Federico Cafiero De Raho ka folur për operacionin antidrogë që coi në arrestimin e 20 personave, ku ka theksuar se kriminelët shqiptarë kanë aftësi të mëdha duke u marrë drejtpërdrejt me kartelet e trafikantëve të drogës në Amerikën Latine.

“Ndonjëherë na shtyjnë të mendojmë se organizatat kriminale shqiptare janë të nivelit të dytë. Operacioni Los Blancos demonstron, megjithatë, se kriminelët shqiptarë kanë aftësi të mëdha duke u marrë drejtpërdrejt me kartelet e trafikantëve të drogës në Amerikën Latine, duke siguruar me ta marrëdhënie të qëndrueshme.

Hetimet gjithashtu bënë të mundur për të konstatuar ekzistencën e një superstrukture kriminale shqiptare, një lloj ‘kupole’, nga e cila vinin direktivat strategjike”, - u shpreh prokurori kombëtar i antimafia, Federico Cafiero De Raho.

“Ky është një operacion ndërkombëtar, megjithatë shumë i rëndësishëm, i cili ka sjellë në provë rolin e trafikantëve shqiptarë të drogës”, - theksoi prokurori

Sipas mediave italiane, Cafiero de Raho ka thënë se kriminelët shqiptarë që janë marrë me trafikimin e drogës i kanë realizuar mbërritjet e ngarkesave të kokainës në portet evropiane, veçanërisht në Antëerp dhe Roterdam. Ai ka shtuar se kapacitetet e tyre u zbuluan nga marka e tyre e famshme “Bello”, e cila ishte stampuar në pakot e kokainës së importuara në Evropë.

“Marka në blloqe, është pothuajse si një garanci e cilësisë së produktit, është një risi absolute dhe befasuese, e cila u shfaq në pesë vjet hetime", - theksoi Cafiero de Raho.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI