Flash

Edhe në kohë pandemie, bizneset e huaja transferuan jashtë 258 mln euro fitime

Lapsi.al 18 September 2020
Edhe në kohë pandemie, bizneset e huaja transferuan jashtë 258

Transferimi i fitimeve nga investitorët e huaj rezultoi në nivele të larta edhe në tremujorin e dytë të vitit, pavarësisht efekteve të pandemisë. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se flukset dalëse në zërin e të ardhurave nga investimet (kryesisht transferimi i fitimit) për tremujorin e dytë të vitit ishin 136 milionë euro, shtatë milionë euro më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Për gjysmën e parë të vitit, flukset dalëse e lidhura me të ardhurat nga investimet arritën në 258 milionë euro, me një rënie prej 3.4% krahasuar me një vit më parë. Megjithë rënien e lehtë nga viti i kaluar, fitimet nga investimet e dala jashtë vendit janë sërish pranë niveleve më të larta në 12 vitet e fundit.

Pas vitit 2017, vërehet një rritje e transferimit të fitimeve, çka e ka thelluar efektin negativ që zëri i të ardhurave nga investimet jep në bilancin e llogarisë korrente. Për 6-mujorin 2020, bilanci neto i të ardhurave nga investimet ishte negative në vlerën e 207 milionë eurove, ndërsa një vit më parë kishte qenë 221 milionë euro.

Ky zë historikisht ka qenë negativ për Shqipërinë, për shkak se ne jemi një vend kryesisht pritës i investimeve të huaja. Kjo sjell edhe dalje periodike të të ardhurave në formën e dividendëve që shoqëritë me kapital të huaj shpërndajnë te aksionerët e tyre jashtë vendit. Të ardhurat e ekonomisë shqiptare nga investimet jashtë vendit janë ndjeshëm më të ulëta dhe për gjysmën e parë të këtij viti ato përbënin më pak se 20% të fitimeve të dala jashtë. Kjo nënkupton se për çdo pesë euro të transferuara jashtë në formë fitimesh, ekonomia jonë arrin të marrë vetëm një euro në kahun e kundërt, atë të të ardhurave.

Pandemia e Covid-19 solli një goditje të fortë në ekonomi dhe pasiguri të shtuar për të ardhmen. Mendohej se një situatë e tillë do të sillte një pezullim më masiv të shpërndarjes së fitimeve nga shoqëritë e huaja. Për bizneset që operojnë në tregjet e mbikëqyrura financiare, si bankat apo kompanitë e sigurimeve, shpërndarja e fitimeve u pezullua përmes vendimeve të posaçme të autoriteteve rregullatore për të gjithë vitin 2020.

Në sektorët e tjerë të ekonomisë, po të shohim shifrat, duket se shpërndarja e fitimeve ka vijuar.

Një faktor tjetër që ka ndikuar daljet e larta të fitimeve në vitet e fundit është rritja e detyrimeve te jorezidentët, sidomos nga qeveria shqiptare. Vitin e kaluar, qeveria shqiptare shpenzoi 12.3 miliardë lekë për të paguar interesat e borxhit të jashtëm, ndërsa në gjysmën e parë të këtij pagesat e interesave për kreditorët jo-rezidentë arritën në 4.2 miliardë lekë. Që kur qeveria shqiptare doli për herë të parë në tregjet financiare duke emetuar eurobond, në vitin 2010, stoku i borxhit të jashtëm ka ardhur në rritje të vazhdueshme. Eurobondet janë vlerësuar si instrumente që mundësojnë huamarrje me kosto të favorshme, por edhe një mënyrë për të ulur trysninë mbi tregun e brendshëm financiar dhe për të lënë më shumë resurse në dispozicion të sektorit privat.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI