Flash

OBSH: Virusi në Europë, tani më i përhapur se në mars

Lapsi.al 17 September 2020
OBSH: Virusi në Europë, tani më i përhapur se në mars

Një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë paralajmëroi se përhapja e koronavirusit në Evropë është më keq sesa në mars, thuajse në fillimin e pandemisë. Hans Kluge, drejtori rajonal i OBSH për Evrope, tha se përhapja aktuale e virusit duhet të shërbejë si një “thirrje zgjimi”.

“Në pranverë e në fillim të verës ne kishim mundësi të shihnim pasojat e masave të ashpra të izolimit. Dhe në fakt përpjekjet dhe sakrificat tona dhanë rezultat. Në qershor rastet ishin në më të ultën e tyre. Ndërsa shifrat e shtatorit duhet të shërbejnë si një thirrje zgjimi për të gjithë ne” - tha ai.

Europa ka raportuar 300 mijë raste të reja infeksioni në një javë, që është shifra më e lartë 7-ditore prej nisjes së pandemisë. Në total, Evrope ka raportuar rreth 4.9 milionë raste koronavirusi dhe 226,524 vdekje.

“Një situatë shumë serioze po shpaloset para nesh. Rastet e përjavshme kanë kaluar ato që raportoheshin në kulmin e epidemisë në mars”- tha Kluge.

Ai theksoi se rritja e infektimeve mund të reflektojë dhe rritjen e numrit të testimeve por qeveritë nuk duhet të reduktojnë kohëzgjatjen e karantinës për njerëzit që kanë qenë në kontakt me të infektuarit.

“Me gjithë se shifrat tregojnë për më shumë testime, ato tregojnë gjithashtu për shifra alarmuese në rajon. Periudha 14-ditore e karantinës është një vlerësim mjaft i përmbajtur për kohën e infektimit”, - tha ai.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI