Flash

SPAK ngre strkturat dhe çon 23 prokurorë të posaçëm në 7 qytete

Lapsi.al 14 September 2020
SPAK ngre strkturat dhe çon 23 prokurorë të posaçëm

Prokuroria e Përgjithshme ka bërë një tjetër lëvizje në luftën kundër pastrimit të parave, financimit të terrorizmit, krimeve financiare dhe sekuestrimin e konfiskimin e aseteve kriminale. Prej fillimit të muajit shtator janë krijuan dhe nisën punën seksionet e posaçme në 7 prokuroritë pranë gjykatave të rretheve gjyqësore Tiranë, Durrës, Shkodër, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Korçë.

Janë 23 prokurorë, pjesë e seksioneve të posaçme, që do të angazhohen posaçërisht në hetimet që lidhen me krimet në fushën e tatimeve, doganave, pastrimin e produkteve të veprës penale, financimin e terrorizmit, dhe sekuestrimin e konfiskimin e aseteve kriminale. Prokuroria e përgjithshme thekson se përmes krijimit të këtyre strukturave, synohet rritja e efikasitetit në hetimin dhe gjykimin e këtyre veprave penale si dhe goditja e pasurive të vëna në mënyrë të paligjshme.

“Strukturat e krijuara do të mbështeten nga njësi të specializuara në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorinë e Tatimeve, Drejtorinë e Doganave si dhe nga Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave. Puna e tyre do të mbështetet në nivel qendror nga koordinimi mes Prokurorisë së Përgjithshme, Ministrisë Brendshme dhe Ministrisë së Financave, të cilat do të garantojnë sigurimin e mbështetjes së nevojshme për mirëfunksionimin e tyre.

Prokuroria e Përgjithshme, duke vlerësuar se krimet financiare dhe pastrimi i produkteve të veprës penale janë kthyer në një shqetësim serioz për vendin, është e angazhuar në bashkëpunimin me institucionet përkatëse për të përmbushur rekomandimet e Komitetit të Stabilizim-Asociimit (KSA), midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian si dhe Planit të Veprimit të ICRG/FATF” deklaron prokuroria e përgjithshme.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI