Flash

Tjetër dëshmi tronditëse për vrasjen e Eglantina Bucit, flet shoqja e 23-vjeçares

Lapsi.al 14 September 2020
Tjetër dëshmi tronditëse për vrasjen e Eglantina Bucit, flet

Një shoqe e Eglantina Bucit sjell të tjera dëshmi të rënda në lidhje me 23-vjeçaren, e cila u gjet e vrarë dhe e groposur në Malin me Gropa.

Në një lidhje skype për emisionin ‘Me zemër të hapur’, shoqja e viktimës tha se në një festë ditëlindje që njëra prej vajzave kishte pasur në qendër, dy persona kishin tentuar të hynin brenda, ndërsa rojet morën në mbrojtje Eglantinën.

Shoqja pohoi se Eglantina kishte deklaruar se ishte vëllai dhe babai që kishin ardhur për ta vrarë.

“Eglantina ishte e vetmja që nuk fliste me familjarët. E mbaj mend që e mori e motra. Në ato 6 muaj. Ajo e ndjente mungesën. E ka sjellë policia aty në qendër. Psikologia thoshte që; “Duhet t’i rrimë afër asaj vajze. Mos e impononi me pyetje, mos i shkoni në dhomë. Por lëreni të qetë”. Unë nuk di gjë tjetër. Eglantina kishte sjellje të ndryshme, ishte e nevrikosur. Mezi priste të dilte në oborr, nuk ishte e qetë. Qante shpesh herë. Nuk ishte në rregullt, ishte e stresuar, nuk hante. Kur dëgjonte histori të tilla Eglantina thoshte; “Kam frikë mos më vret babai e vëllai”. Ajo stresohej. Një ditë njëra nga vajzat e qendrës kishte ditëlindje. Dy persona erdhën në qendër, dhe aty u rrit siguria. Erdhi personeli, dhe e morën rojet dhe e fshehën Eglantinën. Për punë 5 minutash erdhi dhe policia.

Nuk na vunë në dijeni për ngjarjen. Eglantina të nesërmen tha; Mua më erdhi babai dhe vëllai që kanë ardhur të më vrasi. Ajo thoshte gjithmonë; Është betuar babai dhe vëllai që do të më vrasin. Dëshmitarë të tillë kanë qenë 12 vetë. Në mbrojtje u mor Eglantina. Ky incident ka ndodhur pas nja 3 javësh që ka mbërritur Eglantina. Diku nga mesi i tetorit. Ajo tha që; “E sigurt që kanë qenë vëllai dhe babai im, se ata janë betuar që do të më gjejnë dhe do të më vrasin”. Vajzat tregonin se babai kishte bërë denoncim në polici për vjedhjen e atyre parave.

Këtë di unë dhe ato thoshin se babai e ka gjetur në hotel me të dashurin dhe këtë e ka shoqëruar policia më pas në qendër. Psikologia më thoshte që; “Të lutem lëreni të qetë. Se mund të ketë pirë dhe lëndë narkotike”. Pinte shumë duhan. Merrte nga ne shumë. Mesa kam kaluar vet këtë pjesë, policia të pyet dhe të thotë; a do ktheni në shtëpi? Dhe nëse nuk do që të kthehesh në shtëpi, ata të strehojnë në qendra. Unë e kam lënë aty në qendër. Ajo nuk besoj se donte të largohej nga qendra, pasi kishte frikë. Mund të jetë transferuar në një qendër më të hapur, se di tani.”, – tha shoqja e viktiimës.

Të këshilluara

Trafiku pushton Tiranën, qyteti në ngërç

Tirana në këto momente është shumë e ngarkuar nga trafiku. Trafiku i të hënës në Tiranë është ndjeshëm më i rëndë. Por, sot përkon edhe nisja e shkollave. Trafi...

10:10

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI