Flash

Identifikohen 2 vajzat që humbën jetën në aksidentin e Elbasanit, arrestohet shoferi i dehur

Lapsi.al 13 September 2020
Identifikohen 2 vajzat që humbën jetën në aksidentin e

Janë identifikuar dy vajzat që kanë humbur jetën gjatë mbrëmjes së sotme në një aksident tragjik në autostradën Elbasan – Tiranë në dalje të tunelit të Krrabës me 2 viuktima dhe 2 të plagosur rëndë. Vajzat që kanë ndërruar jetë janë Lusinda Garunja dhe Xheneta Qallia, banuese në Shkodër. Mësohet se ato ishin pasagjere në sediljen e pasme të automjetit tip “Volksëagen” (Smart) që u godit nga një Benz.

Viktimat janë të moshës 21 dhe 23 vjeçe. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë nga makina vajzat pasi ajo kishte marrë dëme të rënda. Një nga vajzat e aksidentuara është dërguar për ndihmë më të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë ndërsa tjetra po mbahet në spitalin e Elbasanit.

Burime policore thanë se makina me të cilën ato po udhëtonin është në pronësi të 26-vjeçares Denisa Dibra. Të njëjtat burime thanë se policia ka arrestuar shoferin e makinës tip Benz që shkaktoi aksidentin. Ai është identifikuar si Behar Pema, 58-vjeç i cili në momentin e ndalimit ka qenë në gjendje të dehur. Sipas testit të alkoolit rezultoi në masën 0.93 mg/l testi i parë dhe 0.99 mg/l testi i dytë. ©LAPSI.al

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/09/WhatsApp-Video-2020-09-13-at-20.16.46.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI