Flash

Shqipëria e fundit në Europë, edhe për inovacionin

Lapsi.al 14 September 2020
Shqipëria e fundit në Europë, edhe për inovacionin

Shqipëria ka ruajtur të njëjtat pozita në Indeksin Global të Inovacionit, që publikohen çdo vit nga Organiziata Botërore e Pronësisë Intelektuale, (WIPO), dhe 'Insead'.

Pavarësisht se nuk ka humbur vende në renditje, vendi ynë ka humbur në pikëzim. Indeksi i këtij viti, e rendit vendin tonë të 83-tin në botë ndër 131 vende, po aq sa në dy raportet e kaluara. Vendi ynë është i fundit në Europë dhe rajon në këtë renditje, duke i dhënë Shqipërisë këtë rekord famëkeq si vendi me inovacionin më të prapambetur në kontinent, raporton Scan.

Renditja e vendit tonë në fund të Europës flet qartë për një ekonomi që ende nuk e ka përqafuar teknologjinë. Indeksi i përgjithshëm bazohet në 7 nën-indikatorë, ku performancën më të dobët e regjistron në atë të dijes dhe prodhimit teknologjik, ku renditemi në vendin e 119-të në botë, ndër 131 ekonomi të ndryshme. Performanca më e mirë ndërkohë vjen nga nën-indikatori që i referohet institucioneve, ku renditemi të 56-tët ne botë.

Në nën-indikatorin e infrastrukturës renditemi të 65-ët dhe në atë të sofistikimit të tregut, të 70-tët. Në atë të sofistikimit të biznesit ndërkohë, Shqipëria renditet në vendin e 73-të në botë, pra nën renditjen e përgjithshme. Në botë, në vend të parë renditet Zvicra.

Të këshilluara

Trafiku pushton Tiranën, qyteti në ngërç

Tirana në këto momente është shumë e ngarkuar nga trafiku. Trafiku i të hënës në Tiranë është ndjeshëm më i rëndë. Por, sot përkon edhe nisja e shkollave. Trafi...

10:10

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI