Flash

‘The Social Dilemma’, dokumentari i frikshëm që duhet parë patjetër, tregon anën e errët të rrjeteve sociale që përdorim përditë

Lapsi.al 14 September 2020
‘The Social Dilemma’, dokumentari i frikshëm që duhet

Ata që panë “The Social Dilemma”, tashmë po nxisin edhe të tjerët ta shohin.

Bëhet fjalë për një dokumentar që ekspozon “anën e errët të rrjeteve sociale” dhe është etiketuar si “shqetësues” dhe se “duhet parë me patjetër”. Ai tregon se si rrjetet sociale kanë ndikuar në jetën tonë dhe se si, shumë prej nesh nuk e konsiderojmë kurrë se sa afër po monitorohet çdo lëvizje e jona. U publikua në Netlix këtë javë dhe në një kohë shumë të shkurtër, ka marrë një vëmendje të madhe. Në përmbledhjen e tij shkruhet:
“Ky dokumentar-dramë hulumton ndikimin e rrezikshëm që rrjetet sociale kanë tek njerëzit, me ekspertë të teknologjisë që japin alarmin për krijimet e tyre.”
Ekspertë që kanë punuar për ndërmarrje të mëdha, përfshirë Facebook, Pinterest, Google, Twitter dhe Instagram, paraqiten në dokumentar për të thënë disa paralajmërime vërtet të rëndësishme.
"Ajo që unë dua që njerëzit të dinë është se gjithçka që ata po bëjnë në internet po shikohet, po gjurmohet. Çdo veprim i vetëm që ju bëni monitorohet dhe regjistrohet me kujdes", thuhet në trailerin 2-minutësh të dokumentarit. "Ajo që [njerëzit] nuk e kuptojnë është se ekzistojnë ekipe të tëra inxhinierësh, puna e të cilëve është të përdorin psikologjinë tuaj kundër jush." "Gjithmonë e ndieja që në thelb ishte një forcë e mirë - nuk e di nëse ndihem më ashtu."
Njerëzit shkruajnë:
#1
“Nëse do bëni vetëm një gjë sot, shikoni The Social Dilemma.”
#2
“The Social Dilemma më bën të ndihem i ndyrë dhe të rimendoj për mediat sociale.”
#3
“Pra, The Social Dilemma është realiteti dhe jo një episod i Black Mirror?”
#4
“The Social Dilemma është gjëja më e frikshme dhe më e mahnitshme që kam parë ndonjëherë në Netflix.” Të tjerë thonë se është pak i tepërt për t’u ndjekur:
#5
“Mos e shikoni...ankth i menjëherëshëm. Jam gati të hedh telefonin!”
#6
“Ndihem i mashtruar. Më duket sikur dikush po më sheh gjithë kohës.”
Burimi: Mirror CO UK/ANABEL

Të këshilluara

Trafiku pushton Tiranën, qyteti në ngërç

Tirana në këto momente është shumë e ngarkuar nga trafiku. Trafiku i të hënës në Tiranë është ndjeshëm më i rëndë. Por, sot përkon edhe nisja e shkollave. Trafi...

10:10

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI