Flash

KLGJ vendos unanimisht për pezullimin e gjyqtares Mimoza Margjeka

Lapsi.al 14 September 2020
KLGJ vendos unanimisht për pezullimin e gjyqtares Mimoza Margjeka

Pas arrestimit të gjyqtares Mimoza Margjeka, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi në mënyrë unanime për pezullimin e saj nga detyra.

Gjyqtarja është në arrest shtëpie pas akuzave për korrupsion. Nga përgjimet e SPAK doli që gjyqtarja bashkë me bashkëshortin e saj dhe një avokat i kanë marrë një shumë prej 6 mijë eurosh një të arrestuari me qëllim për ta liruar nga burgu.

Dy ditë më parë, gjyqtarja me tone të ashpra u shpreh se shoqërimi i sajë është në kundërshtim me ligjin.

“Më çuar te Gjykata e Shkallës së parë! S’dini ku po me çoni! Më çuan në bodrum, kisha frikë. Shoqërimi është bërë në mënyrë të paligjshme. Është e turpshme. Si ma bëjnë mua këtë gjë, po populli. Po jo s’bën shteti kështu. Është antiligjore”, tha gjyqtarja, e cila është përfshirë në debat edhe me oficerët e policisë që e shoqëronin.

Të këshilluara

Trafiku pushton Tiranën, qyteti në ngërç

Tirana në këto momente është shumë e ngarkuar nga trafiku. Trafiku i të hënës në Tiranë është ndjeshëm më i rëndë. Por, sot përkon edhe nisja e shkollave. Trafi...

10:10

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI