Flash

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria

Skandali që ka përfshirë gjigantin amerikan të teknologjisë Nvidia çoi në dorëheqjen e themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv, Jensen Huang, pas 33 vitesh në drejtimin e kompanisë. Vendimi, i konfirmuar zyrtarisht më 12 nëntor, vjen pas zbulimeve për marrëdhënie jashtëmartesore, njëra prej të cilave me një grua që dyshohet nga autoritetet amerikane se ka lidhje me inteligjencën kineze.

08:37

22 vjetori i vrasjes, Basha bën homazhe për Azem Hajdarin: Përjetë shembull frymëzimi (FOTO)

Lapsi.al 12 September 2020
22 vjetori i vrasjes, Basha bën homazhe për Azem Hajdarin:

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka bërë sot homazhe te memoriali i Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari, në 22 vjetorin e vrasjes.

“Në përvjetorin e vrasjes së heroit të demokracisë Azem Hajdari, kujtojmë me nderim dhe respekt të thellë jetën dhe veprën e njeriut, që ia fali rininë dhe energjinë e tij demokracisë dhe lirisë.

Vepra dhe sakrifica e Azem Hajdarit është përjetë shembull frymëzimi, për të çuar deri në fund idealin e një Shqipërie Europiane, të një Shqipërie demokratike ku qytetarët janë zot të fateve të tyre.

E sotmja është po ashtu një thirrje për rininë që të mos shohin ikjen si zgjidhje, por përballjen dhe fitoren, ashtu siç bëri Azem Hajdari në dhjetorin e 1990 e në vitet që pasuan.

Vepra e Azem Hajdarit është dëshmia e qartë se askush dhe asgjë nuk mund ta ndalë dëshirën, energjinë dhe vendosmërinë e rinisë por edhe të popullit shqiptar për ndryshim. Ndaj është koha që me frymëzimin e Azemit dhe bashkëluftëtarëve të tij të viteve ’90, të hapim rrugën e lirisë, demokracisë, mundësive të barabarta, Shqipërisë si gjithë Europa.

I përjetshëm qoftë kujtimi i heroit të demokracisë, simbolit të luftës dhe përpjekjeve për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë”.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI