Flash

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria

Skandali që ka përfshirë gjigantin amerikan të teknologjisë Nvidia çoi në dorëheqjen e themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv, Jensen Huang, pas 33 vitesh në drejtimin e kompanisë. Vendimi, i konfirmuar zyrtarisht më 12 nëntor, vjen pas zbulimeve për marrëdhënie jashtëmartesore, njëra prej të cilave me një grua që dyshohet nga autoritetet amerikane se ka lidhje me inteligjencën kineze.

08:37

Reforma zgjedhore, Këshilli Politik mblidhet sërish të hënën

Lapsi.al 12 September 2020
Reforma zgjedhore, Këshilli Politik mblidhet sërish të

Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore rikthehet në javën e ardhshme, nderkohe qe bashkekryetari, socialisti Damian Gjiknuri e kerkon takimin diten e hene ne oren 18:00.

Burime për gazetën “Panorama” konfirmuan se përfaqësuesit e të gjitha palëve politike do të rikthehen në tryezën e negociatave menjëherë pasi Komisioni i Ligjeve të mblidhet ditën e hënë dhe të iniciojë ndryshimet e nevojshme në Kodin Zgjedhor që imponohen nga ndryshimet kushtetuese të miratuara më 30 korrik pa dakordësinë e opozitës politike.

Këshilli Politik do të negociojë për dy çështje kryesore për amendimine të Kodit Zgjedhor. Çështja e parë është ajo e koalicioneve parazgjedhore.

Përfaqësuesit e maxhorancës mendojnë se listat e hapura e pamundësojnë formulën e koalicioneve tradicionale, të cilat kanë funksionuar që nga ‘92-shi. Ndërsa nga ana tjetër, opozita politike këmbëngul se ndryshimet e bëra në Kushtetutë nuk imponojnë ndryshimin e formulës së shpërndarjes së mandateve brenda koalicioneve.

Po ashtu, opozita shprehet se formula e shpërndarjes së mandateve brenda koalicioneve është edhe pjesë e marrëveshjes së 5 qershorit, e firmosur në prani edhe të ambasadorëve kryesorë në vendin tonë./Panorama

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI