Flash

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria

Skandali që ka përfshirë gjigantin amerikan të teknologjisë Nvidia çoi në dorëheqjen e themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv, Jensen Huang, pas 33 vitesh në drejtimin e kompanisë. Vendimi, i konfirmuar zyrtarisht më 12 nëntor, vjen pas zbulimeve për marrëdhënie jashtëmartesore, njëra prej të cilave me një grua që dyshohet nga autoritetet amerikane se ka lidhje me inteligjencën kineze.

08:37

Lotaria Amerikane, ambasada e SHBA bën njoftimin e rëndësishëm

Lapsi.al 12 September 2020
Lotaria Amerikane, ambasada e SHBA bën njoftimin e

Diten e hene, me 14 shtator, nis procedimi i aplikimeve per Lotarine Amerikane.

Njoftimin e ka bere ambasada amerikane ne Tirane, duke dhene detaje per gjithe te interesuarit e kesaj lotarie.

NJOFTIMI

Bazuar në udhëzimet e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Ambasada e Sh.B.A.-së në Tiranë do të rinisë procedimin e aplikimeve për Lotarinë Amerikane të hënën, më 14 shtator.

Ju lutemi, kini parasysh që Programi i Lotarisë Amerikane 2020 skadon më 30 shtator 2020. Departamenti i Shtetit ka përcaktuar përparesitë në planifikimin e intervistave, bazuar në vendimin e fundit të gjyqit (Gomez kundër Trump) dhe standardeve statutore, të cilat Departamenti i Shtetit shpreson të rezultojnë në lëshimin në kohë të vizave për aplikantët e përzgjedhur, deri më 30 shtator. Për më shumë detaje, shikoni këtu

Vizat Imigruese për në Shtetet e Bashkuara procesohen për qytetarët dhe rezidentët e Shqipërisë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Për të aplikuar për një vize imigruese, një qytetar i huaj që dëshiron të emigrojë, duhet të sponsorizohet nga një qytetar amerikan ose të afërm të ngushtë me rezidencë të përhershme ligjore, ose një punëdhënës i ardhshëm amerikan, si dhe të ketë një peticion të miratuar përpara se të aplikojë për vizë emigruese. Sponsori nis procesin duke dorëzuar një peticion në emër të qytetarit të huaj tek Shërbimet për Shtetësinë dhe Imigrimin në Shtetet e Bashkuara (USCIS). Ju mund të keni nevojë që të kontrolloni Listën e Kategorive të Vizave në usvisas.state.gov për të mësuar për llojet e ndryshme të vizave imigruese për në Shtetet e Bashkuara, përfshirë edhe programin tonë të Lotarisë Amerikane. Më pas, ndiqni hapat e Procesit të Vizave Imigruese ose të Lotarisë Amerikane, në faqen usvisas.state.gov për të nisur aplikimin për viza imigruese.

Pasi USCIS të ketë miratuar peticionin tuaj dhe pasi ju të keni përfunduar fazën përgatitore të procesit me Qendrën Kombëtare të Vizave (NVC), ose nëse jeni përzgjedhur për Lotarinë Amerikane dhe keni përfunduar procesin me Qendrën Konsullore në Kentaki (KCC), ju duhet të rishikoni udhëzimet që ju janë dhënë nga NVC-ja ose KCC-ja, së bashku me informacionin e dhënë në këtë faqe interneti, për udhëzime dhe drejtime të mëtejshme.

Të këshilluara

Nju Jorku kujton viktimat e 11 shtatorit

Mijëra njerëz shënuan sot në qytetit e Nju Jorkut, në kryeqytetin e vendit Uashington dhe në Shanksville të Pensilvanisë 19 vjetorin e sulmeve terroriste të vit...

21:21

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI