Flash

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria

Skandali që ka përfshirë gjigantin amerikan të teknologjisë Nvidia çoi në dorëheqjen e themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv, Jensen Huang, pas 33 vitesh në drejtimin e kompanisë. Vendimi, i konfirmuar zyrtarisht më 12 nëntor, vjen pas zbulimeve për marrëdhënie jashtëmartesore, njëra prej të cilave me një grua që dyshohet nga autoritetet amerikane se ka lidhje me inteligjencën kineze.

08:37

Tre të arrestuar në Elbasan, detajet e operacionit

Lapsi.al 12 September 2020
Tre të arrestuar në Elbasan, detajet e operacionit

Tre persona jane vene ne pranga ne Elbasan dhe dy te tjere po hetohen te lire per vepra te ndryshme penale. Policia jep detaje nga arrestimet e 24 orve te fundit, ne vijim te punes  për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Mes te arrestuarve, edhe nje i ri, 29 vjecar, qe u zbulua nga “Shqiponjat”, me doza droge gati per shperndarje.

NJOFTIMI

Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, u arrestua në flagrancë shtetasi A.B., 29 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga punonjësit e Policisë së Forcës së Posaçme “Shqiponja”, i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 6 doza lëndë narkotike e dyshuar të llojit cannabis-sattiva dhe një aparat celular. 29 vjeçari ushtronte veprimtrai kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkoitke në doza të vogla.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan , u arrestuan në flagrancë shtetasit:

E.H., 21 vjeç, banues në fshatin Shenmëhill, Elbasan, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.

S.D., 19 vjeç, banues në fshatin Godolesh, Elbasan, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar motomjetin pa targa dhe i papajisur me leje drejtimi .

Në kuadër të punën për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të prerjes së paligjshme të pyjeve, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazh në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Finaciar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, u procedua penalisht për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, shtetasi A.Rr., 48 vjeç, banues në fshatin Stravaj, Librazhd, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke transportuar 50 m3 lëndë drusore, për një subjekt pa dokumentacionin përkatës.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit dhe po punohet për kapjen e shtetasit G.M., 45 vjeç, banues në Elbasan, pasi në lagjen “Haxhas”, Elbasan në parcelen e tij ka ndezur zjarr , i cili me pas ka marrë përmasa dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe toke me shkurre dhe pemë frutor të ndryshme dhe ullinj.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme proceduriale.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI