Flash

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria

Skandali që ka përfshirë gjigantin amerikan të teknologjisë Nvidia çoi në dorëheqjen e themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv, Jensen Huang, pas 33 vitesh në drejtimin e kompanisë. Vendimi, i konfirmuar zyrtarisht më 12 nëntor, vjen pas zbulimeve për marrëdhënie jashtëmartesore, njëra prej të cilave me një grua që dyshohet nga autoritetet amerikane se ka lidhje me inteligjencën kineze.

08:37

Arrestohen 13 shqiptarë në Itali, akuzohen për trafik droge

Lapsi.al 11 September 2020
Arrestohen 13 shqiptarë në Itali, akuzohen për trafik droge

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në provincat e Arezzo dhe Parma dhe në Shqipëri, karabinierët e komandës provinciale të Arezzo, me bashkëpunimin e atyre që janë kompetent për territorin dhe shërbimi për bashkëpunimin policor ndërkombëtar, kanë arrestuar 13 persona të cilët akuzohen për trafik droge (kokainë dhe marijuanë).

Hetimet, kanë filluar nga pala italiane në mars 2018 dhe janë të koordinuara nga prokurori i qytetit toskan. Mësohet se 13 të arrestuarit i përkasin katër grupeve të ndryshme kriminale shqiptare, të cilët siguronin sasitë e kokainës dhe marijuanës dhe furnizonin shpërndarësit në Arezzo.

Gjatë hetimeve identifikuan disa persona që kishin krijuar varësi nga përdorimi i drogës, në shumicën dërrmuese të rasteve të kokainës ndërsa u zbulua se janë shitur rreth 3200 doza të cilat kanë sjellë një xhiro me vlerë rreth 200 mijë euro.

Ndërkohë mediat italiane raportojnë se do të zbulohen detaje të mëtejshme gjatë një konference për shtyp në komandën provinciale të karabinierëve Arezzo.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI