Flash

Isa Mustafa tregon pse e largoi Vjosa Osmanin nga LDK-ja

Lapsi.al 10 September 2020
Isa Mustafa tregon pse e largoi Vjosa Osmanin nga LDK-ja

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka treguar se pse mori vendim për lirimin e Vjosa Osmanit nga pozitat drejtuese në parti.

Ai ka thënë se disa veprime të Osmanit kanë qenë të papranueshme për LDK-në dhe për këtë qëllim kanë zbatuar statutin e partisë.

“Me veprimet e saj Vjosa Osmani ka rënë në kundërshtim me statutin e partisë. Pasi që sipas statutit asnjë zyrtar i partisë nuk mund të jetë në strukturat udhëheqëse nëse vepron në kundërshtim me vendimet e partisë. Kundërshtimi i saj për votimin e Hotit, kundërshtimi i mocionit, dhe disa veprime të sajë na kanë detyruar të shkarkojmë nga pozitat drejtuese. I pranojmë mendimet ndryshe, por jo veprimet ndryshe”, ka thënë Mustafa.

Megjithatë, ai ka thënë se është i gatshëm të bisedojë me Osmanin, nëse ajo shpreh interesim për rikthim.

“Në qoftë se zonja Osmani dëshiron të komunikojë unë jam i hapur të bisedoj me të. Por në qoftë se ajo mendon për hapjen e ndonjë iniciative është e drejtë e saj. Ne e falënderojmë për punën dhe aktivitetin e bërë në LDK, por nuk e diktojmë se çfarë të bëjë me të ardhmen”, tha ai në Pressing.

Të këshilluara

Qeveria jep me koncension Butrintin

Qendra më e njohur arkeologjike në Shqipëri, qyteti antik i Butrintit, pritet të menaxhohet për dhjetë vitet e ardhshme nga një agjenci e re. Në ligjin e miratu...

19:37

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI