Flash

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria

Skandali që ka përfshirë gjigantin amerikan të teknologjisë Nvidia çoi në dorëheqjen e themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv, Jensen Huang, pas 33 vitesh në drejtimin e kompanisë. Vendimi, i konfirmuar zyrtarisht më 12 nëntor, vjen pas zbulimeve për marrëdhënie jashtëmartesore, njëra prej të cilave me një grua që dyshohet nga autoritetet amerikane se ka lidhje me inteligjencën kineze.

08:37

Vuçiç rrëfen takimin në SHBA: Nuk fjeta gjithë natën

Lapsi.al 11 September 2020
Vuçiç rrëfen takimin në SHBA: Nuk fjeta gjithë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vucic në një intervistë në televizionin publik RTS, ka thënë se vendi i tij nuk ka pasur përkrahje nga Amerika në 30 vitet e fundit, dhe se dyert e Shtëpisë së Bardhë kanë qenë të mbyllura për serbët deri në këtë moment.

Vucic tha se shërbimet e Serbisë e dinin se do të kishtë pika të vëshira për Serbinë.

Amerikanët dhe gjermanët krijuan Kosovën, jo zviceranët, natyrisht”, tha ai.

Ai ka thënë se i dintë se si duken bisedimet në Shtëpinë e Bardhë.

“Unë e di se si duken bisedimet në Shtëpinë e Bardhë. E di se çfarë presioni kishte mbi ne dhe ata”, duke shtuar “Mjafton që ata të thonë – ne do të tërheqim forcat tona nga Kosova dhe ata (shqiptarët) do të bien dakord për gjithçka”.

“Në Uashington, mund të ulesha në dysheme, sepse e dija se për çfarë luftoja, për vendin tim. Ne nuk fjetëm natën, përgatitëm çdo detaj. Bëmë një punë të mirë për vendin. Ne ruajtëm dinjitetin e vendit dhe treguam se Serbia pas 30 vjetësh mund të respektohet në Amerikë. Ne nuk shkuam për një fitore të madhe, sepse ato janë arritur në luftë. Ne shkuam për një fitore të vogël, pasi ato arrihen në paqe”.

Ai deklaroi se donte të arrinte “një fitore të vogël dhe të bënte gjëra të mira për fëmijët dhe të ardhmen e Serbisë”.

“Serbia nuk është aq e parëndësishme sa dikur. Tani është më e pasur dhe ushtarakisht më e fortë. Shumë do të na predikojnë, do të kërcënojnë, por ne do u përgjigjemi atyre kërcënimeve në të njëjtën mënyrë”.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI