Flash

Erion Veliaj lë nam, zyra e tij e propagandës lind diellin në veri të Tiranës (FOTO)

Lapsi.al 4 September 2020
Erion Veliaj lë nam, zyra e tij e propagandës lind diellin në

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka postuar një foto pasditen e djeshme të kryeqytetit. Në këtë foto, ajo që bie në sy është photoshopi i tepruar sa edhe diell është vendosur në Veri. Përveç komenteve të ndjekësve të tij të cilët nuk kanë reshtur së talluri kryebashkiakun, se si vazhdon të gënjej deri në këtë pikë, nuk kanë munguar as komentet e njerëzve të njohur. Veliaj është përpjekur për ta bërë sa më perfekte këtë pamje të Tiranës, por dielli e ka nxjerrë “zbuluar”. Siç shihet qartë edhe në foto, dielli paska lindur në veri-perëndim. Ndërkohë që realisht dielli është i pozicionuar nga krahu i godinës së Kryeministrisë. Këtë e tregojnë qartë edhe hijet e pemëve që bien mbi bulevard.

 

Të këshilluara

Data e zgjedhjeve, Meta-Basha takim 25 minuta

Kryetari i PD, Lulzim Basha është pritur në takim nga presidenti Ilir Meta, në vijim të konsultimeve për datën e zgjedhjeve parlamentare të 2021. Basha shoqëroh...

12:33

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI