Flash

Skenarët për qeverinë e re në Mal të Zi, ndërlikohen gjërat për Milo Gjukanovic

Lapsi.al 31 August 2020
Skenarët për qeverinë e re në Mal të Zi,

Në Mal të Zi rezultatet paraprake të KQZ-së tregojnë për një rezultat të ngushtë mes dy forcave politike që zhvilluan një fushatë të ashpër zgjedhore në vend. Partia Demokratike Socialiste e Presidentit Mili Gjukanoviq ka fituar 35.05 për qind të votave ose 30 mandate, ndërsa koalicioni proserb ka marrë 32.55 për qind të votave ose 27 mandate, por asnjëra nuk ka fituar shumicën e nevojshme për të formuar e vetme qeverinë. Parlamenti i Malit të Zi ka 81 vende.

Pas zgjedhjeve të dyja palët shpallen fitoren. Por sipas njoftimeve gjasat janë që aleanca proserbe “Për të ardhmen e Malit të Zi” të ketë mbështetjen e koalicionit promalazez “Paqja është kombi ynë” dhe koalicionit “ E Zeza në të bardhë”.

Katër mandatet e koalicionit “E zeza në të bardhë” udhëhequr nga politikani shqiptar i Malit të Zi Dritan Abazoviqi, mendohet se do të jenë përcaktuese për formimin e qeverisë.

Partia Demokratike Socialiste e Presidentit Milo Gjukanoviq për herë të parë në këto 30 vite qeverisjeje nuk mundi të sigurojë shumicën me partitë aleate.

Listat shqiptare pritet të përfaqësohen me dy deputetë në parlament, nga një që kishin mandatin e kaluar.

Udhëheqësit e opozitës dhe vëzhguesit e të drejtave dhe lirive të njeriut kanë akuzuar në vazhdimësi partinë në pushtet për korrupsion dhe për lidhje me krimin e organizuar.

Një çështje madhore gjatë gjithë fushatës zgjedhore ka qenë ligji i miratuar në fund të vitit të kaluar për lirinë fetare që sanksionoi pasurinë e Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi.

Në një konferencë për gazetarët, misioni vëzhgues i zyrës së OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) dhe Asamblesë Parlamentare (AP) të OSBE-së, vuri në dukje se ndërsa zgjedhjet ishin konkurruese, partia në pushtet përfitoi padrejtësisht përmes formave të ndryshme të keqpërdorimit të detyrës dhe burimeve shtetërore.

“Kjo ishte një fushatë e ashpër, por partia në pushtet përfitoi nga një fushë e pabarabartë loje. Ndikimi i COVID në fushatën dhe në ditën e zgjedhjeve ishte i pamohueshëm, por edhe kjo ishte në rend të dytë në debatet kryesore në lidhje me kishën dhe identitetin kombëtar”, tha zëvendës Presidentja e AP-së së OSBE Margareta Cederfelt, e cila është koordinatore dhe udhëheqëse speciale të vëzhguesve të OSBE-së.

Nga ana tjetër Tamás Meszerics, kreu i misionit të vëzhgueseve të ODIHR tha se “është për të ardhur keq që boshllëqet në legjislacion dhe mungesa e vëzhgimit të pavarur të medias bëjnë të mundur keqpërdorimin e burimeve shtetërore“.

Në vlerësimin e misionit vëzhgues të zyrës së OSBE-së thuhej se “nevojitet një vullnet i fortë politik në të gjithë spektrin politik për të përmirësuar ligjin dhe praktikën e zgjedhjeve përmes një procesi gjithëpërfshirës të reformave“.

Vëzhguesit vlerësuan se fushata ishte paqësore, përkundër toneve konfrontuese dhe përballë kufizimeve shëndetësore kandidatët ishin ende në gjendje t’u drejtoheshin votuesve dhe të përçonin mesazhet e tyre përmes medias sociale. /Voa/

Të këshilluara

Aksident i trefishtë në Llogara (FOTO)

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Llogara. Lapsi.al mëson se tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz, ...

17:15

Pogradec, zjarr në një magazinë

Një zjarr ka rënë në një magazinë bari në Çërravë të Pogradecit. Nga te dhenat e para mesohet se nga zjarri rrezikohet dhe banesa e Ladi Beshollit, ndërkohë që ...

17:12

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI