Flash

Sherr me thika në Gjirokastër, arrestohet 21-vjeçari

Lapsi.al 31 August 2020
Sherr me thika në Gjirokastër, arrestohet 21-vjeçari

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh. L., 21 vjeç, banues në Gjirokastër.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, mbrëmjen e djeshme, në lagjen "Pazari i Vjetër", Gjirokastër, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet të mprehtë shtetasin G. L., 36 vjeç, banues në Gjirokastër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë vënë në pranga autorin e ngjarjes, shtetasin Xh. L.

Shtetasi G. L. ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet në ngarkim të shtetasit Xh. L. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje".

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI