Flash

Kërkesat për azil në Britani/ BBC: Shqipëria në krah të Irakut dhe Iranit

Lapsi.al 31 August 2020
Kërkesat për azil në Britani/ BBC: Shqipëria në krah

Media e njohur prestigjoze BBC ka shkruar një artikull, në lidhje me kërkesat për azil që bëhen për në Britaninë e Madhe.

Sipas shifrave zyrtare të institucioneve, kërkesat për azil janë rritur në mënyrë të ndjeshme gjatë vitit që lamë pas.

“Katër nga pesë aplikantët në tre muajt e fundit të vitit 2019 pritën gjashtë muaj ose më shumë që çështjet e tyre të trajtohen, krahasuar me tre nga katër gjatë të njëjtës periudhë të vitit 2018. Ndërsa në vitin 2014, vetëm një në pesë kërkues për azil priste kaq gjatë”, bën me dije gjigandi mediatik.

Po ashtu, në shkrim thuhet se azilkërkuesit nuk mund të punojnë ndërkohë që kërkesat e tyre po përpunohen, kështu që qeveria u ofron atyre një ndihmë ditore prej më shumë se 5 paund dhe akomodim, shpesh në bujtina ose banesa të përbashkëta.

Pasi një aplikant ka pritur për një vit, ata mund të kërkojnë të drejtën për të punuar. Edhe kur aplikohet për punë, shpesh herë nuk gjendet mundësia për punësim. Tashmë edhe shanset për azil janë shumë më të vogla dhe shqyrtimet janë duke u zhvilluar në një kohë relativisht të gjatë.

Observatori i Migracionit në Universitetin e Oksfordit raporton se më 2019, janë paraqitur 45 000  kërkesa për azil. Kjo është shifra më e lartë që nga viti 2003.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI